Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit si kreu i Gardës së Republikës, hapja e garës ka sjellë tre kandidatura.

Mësohet se në garë për kreun e ri janë ish-deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu, eksperti i sigurisë, Faik Basha dhe kreu aktual i komanduar i Gardës së Republikës, Simin Zereci.

Zereci mbante detyrën e nëndrejtorit në këtë institucion. 

Onuzi u dorëhoq më 3 qershor, vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë ndërsa arsyet nuk u bënë të ditura.

Ermal Onuzi u emërua në këtë detyrë më 10 shtator të vitit 2024. 

Onuzi zëvendësoi në detyrë ish-drejtorin e Gardës, Gramos Sako, që e mbajti postin për 10 vite.