Hapen dyert e sekreteve për
SHBA-të, akses të pakufizuar 

Hapen dyert e sekreteve për<br />SHBA-të, akses të pakufizuar 
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kenë akses të pakufizuar në informacionet që disponojnë autoritete shqiptare, rreth individëve të lidhur terrorizimin dhe veprimtaritë terroriste, duke nisur që nga gjeneralitetet, deri tek të dhënat më specifike. Shqipëria do të informojë amerikanët edhe për aktivitetet e rëndësishme politike dhe sportive, të cilat zhvillohen në vendin tonë. Kështu parashikon marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, për shkëmbimin e informacionit mbi veprimtarinë e terrorizimit, e cila është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa pret votën përfundimtare të Parlamentit. Me anë të këtij pakti, qeveria shqiptare synon edhe goditjen e personave për të cilët ka të dhëna që janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Informacioni
Marrëveshja parashikon shkëmbimin shpejtë dhe të hollësishëm të informacionit, ndërsa mbron burimet. “Përveç shkëmbimit, riprodhimit, shpërndarjes reciproke të informacionit, Qeveria e Republikës së Shqipërisë mund t’i ofrojë SHBA informacion mbi identitetin në lidhje me ngjarje të rëndësishme politike ose ekonomike, gara të rëndësishme sportive, që zhvillohen në Shqipëri, në mënyrë që të parandalojë sulmet terroriste ose veprimtari të tjera që lidhen me terrorizimin. Informacioni i shkëmbyer sipas kësaj marrëveshje nuk do të komprometojë dhe ekspozojë burimin e informacionit. Asnjë palë nuk është e detyruar që të japë burimin e informacionit”, thuhet në marrëveshjen e zbardhur nga Shqiptarja.com. Sipas marrëveshjes, secila palë do të përditësojë dhe korrigjojë brenda një kohe të shpejtë informacionin e shkëmbyer.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi