TIRANE- Problemet e pazgjidhura ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë duket se po shkojnë drejt fundit. Kryeministri grek Andonis Samaras deklaroi gjatë një tamimi me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se tashmë dy vendet duhet t’i japin zgjidhje të gjitha problemeve që preokuptojnë marrëdhëniet dypalëshe. Athina zyrtare pranon se tashmë ka ardhur koha që në tryezën e bisedimeve të hidhen të gjitha çëshjet të vjetra dhe të raja që mbapjnë peng këto marrëdhënie. Ku ndër to mund të renditet çëshja e kufirit detar, toponimet, ligji i luftës apo edhe çështja çame, si një nga detyrimet që ka qeveria shqiptare me miratimin e rezolutës çame në Kuvend.

Sikurse një ditë më parë gjatë takimit me presidentin e greqisë, Papulias, Bushati kërkoi që dy vendet duhe të lënë mënjajë steriotipet dhe të dialogojnë me besim reciprok në nivele politike dhe njëkohësisht edhe teknik për të zgjidhur probelet që mbajë preng marrëdhëniet, çka është pranuar tashmë edhe nga Athina zyrtare. Kryeministri grek Samaras tha se Greqia tashmë është e gatshme të dialogojë për zgjidhjen e këtyre provlemeve që kanë mbajtur peng marrëdhëniet. Kësisoj duket se ndërmjet dy vendeve është hapur një kapitull i ri në historinë e tyre. Kjo pasi ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë ka ende konflike të cilat mund të konsiderohen edhe fatale ndërmjet siç është çështja çame apo edhe kufiri detarë.

Integrimi
Në vizitën e tij zyrtare në Greqi, Ministri Bushati zhvilloi edhe dy takime të tjera, njërin me homologun e tij Venizelos dhe një në konferencës ne Nismës Adriatiko-Joniane ku kryesinë e ka Shqipëria. Në takimin me Venizelosin Shqipëria mori një konfirmim tjetër për mbështejtne greke në rrugën integriese të vendit. Mësohet se Minishtri i Jashtëm grek Venizelos ka theksuar se raportet ms dy vendeve janë të një rëndësie stategjike dhe se intensifikimi i tyre përbën interes të ndërsjelltë.

Gjithashtu Venizelos shprehu bindjen që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat brenda presidencës greke të BE-së. Në takimin tejtër që zhvilloi Ministri i Jashtëm Bushati në Greqi, në konferencën e nismës Adriatiko-Joniane, theksoi se Shqipëria ka marrë kryesimin e kësaj nisme duke shtuar se në kuadër të presidencës së NAJ-it, Shqipëra synon që axhenda e saj të jetë në harmoni me axhendën e BE0së për rajonin tonë e më gjerë. Er.Ko


Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)