Katër qendra shëndetësore verore janë çelur në Durrës në vijën bregdetare që nis nga Gjiri i Lalzit deri tek Shkëmbi i Kavajës.
Këtë të mërkurë mbërritën testet e shpejta për diagnostikimin e të të infektuarve me COVID-19.
Drejtoresha e Shëndetit Publik Durrës Aurora Hyka shprehet se "qendrat janë pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme, ajo që vlen për tu theksuar në të gjitha qendrat shëndetësore mund të bëhet rapid testi në rast se dyshohet për covid-19".
Qendrat shëndetësore verore do të funksionojnë 24 orë me nga dy mjek dhe infermiere.
Qendrat shëndetësore ndodhen përkatësisht në Gjirin e Lalzit, në Currila,në sektorin Hekurudha si dhe tek Shkëmbi i Kavajës. Në dispozicion të qendrës së Gjirit të Lalzit është vendosur një autoambulancë për shkak të distancës së madhe me spitalin e Durrësit.
"Janë marrë masat nga Ministria e Shëndetësisë, kemi 22 personel në të 4 qendrat si dhe kemi të pozicionuar ambulancat për çdo situatë", tha me tej Aurora Hyka, Drejtoresha e Shëndetit Publik Durrës.
Dy qendra shëndetësore verore janë hapur në plazhin më të madh të veriut. Njëra në qendër të Velipojës dhe tjetra në fshatin Rrjoll. Ato do të funksionojnë 24 orë gjatë gjithë sezonit, me tre mjekë dhe 3 infermier në shërbim. Risia këtë vit janë tamponët për Covid-19.
Deri ne 4000 vizita mjekësore kryhen çdo vit në qendrat shëndetësorë në bregdetin e Velipojës.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
61.5%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
15.5%
Vota total: 873
Lajme të tjera
-
Kërcënohet me armë zjarri pronari i një lokali në Shijak! Po shoqëronte personelin në shtëpi, autori në kërkim
5 Qershor, 10:03
-
Durrës/ Po fuste në Shqipëri 177 ora, unaza dhe varëse dhe një sasi kokaine, në pranga shoferi i furgonit
3 Qershor, 13:49
-
Zbulohen 16 parcela ma drogë në fshatrat e Krujës, asgjësohen 494 rrënjë kanabis
3 Qershor, 11:07
-
VIDEO/ Velipojë, zbulohen 6 sera me kanabis, policia 'kap mat' kultivuesit! Parcela dhe në Lezhë, Mat e Krujë
3 Qershor, 10:28
-
Dy makina digjen brenda pak orësh, një afër bashkisë në Durrës dhe një kamion në autostradën Lushnjë-Fier
3 Qershor, 10:20
-
VIDEO/ I vuri flakën banesës së ish-vjehrrit të motrës, në pranga 18-vjeçari! Shpallet në kërkim vëllai i tij
2 Qershor, 13:48
-
Durrës/ Nuk respektonin rregullat e qarkullimit rrugor! Policia gjobit qindra drejtues mjetesh
2 Qershor, 12:40
-
Plagosja në Shijak, tregtari i makinave Ardjan Çyrbja u qëllua me pistoletë në sy të bashkëshortes e fëmijës
2 Qershor, 10:55
-
Plumb 50 vjeçarit në Shijak, policia në ndjekje të autorit
1 Qershor, 23:28
-
Monitorimi ajror zbuloi mbi 2600 rrënjë kanabis! Report Tv siguron itinerarin, avioni ‘skanoi’ nga ajri në mëngjes, policia i asgjësoi në mesditë
1 Qershor, 17:21
-
Asgjësohen 140 rrënjë kanabisi në Krujë, një në pranga! Shpallet në kërkim djali i tij
1 Qershor, 15:34
-
Nëna 22-vjeçare rrahu djalin në Durrës, Agjencia Shtetërore për mbrojtjen e Fëmijëve: Nëse përsëritet situata, i merret kujdestaria
31 Maj, 16:22