Hapësira e ligjit, deputetët e rinj
 zgjidhen dhe pa u verifikua

Hapësira e ligjit, deputetët e rinj<br /> zgjidhen dhe pa u verifikua
Të zgjedhurit e rinj, që sipas Kodit Zgjedhor, më të afërtat do të jenë për anëtarë të parlamentit, mund të zgjidhen pavarësisht pretendimeve të palëve politike për të shkuarën e tyre penale. Kusht i vetëm është që ata të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, ndërsa procesi i verifikimit nuk përbën pengesë për kandidimin dhe zgjedhjen e tyre. Në rast se ata fitojnë zgjedhjet, dhe pas verifikimit rezulton se ata janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, atyre u ndërpritet mandati. “Përpara fillimit të detyrës, emërimit apo zgjedhjes për një nga funksionet e parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit është i detyruar të verifikojë të dhënat e deklaruara nga personi”-thuhet në vendimin në 17 të vitit 2016 të Kuvendit të Shqipërisë për këtë cështje.

Në rast se në formularin e vetëdeklarimit nuk është deklaruar asnjë e dhënë që ka të bëjë dënime penale me vendim të formës së prerë ose jo, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; urdhër kërkimi ndërkombëtar apo dëbim, organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit kryen kryesisht veprimet e mëposhtme: 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla