Hapësirat e gjelbra në Tiranë 
Xhaçka: Basha ishte gati ti zhdukte

 Hapësirat e gjelbra në Tiranë <br />Xhaçka: Basha ishte gati ti zhdukte
Olta Xhaçka, nëpërmjet një deklarate për mediat ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se jo vetëm që nuk mbajti premtimet e bëra para se të merrte mandatin, por edhe se kishte në plan të zhdukte çdo hapësirë të gjelbër në kryeqytet. 

Basha është zhdukur nga Tirana dhe nuk i del në krah kandidatit të partisë së tij, pasi nuk ka më çfarë t’u thotë qytetarëve. Bëri shumë premtime Luli në vitin 2011, por nuk ndërtoi asnjë park dhe me planin e tij urbanistik ishte gati të zhdukte hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit”, tha Xhaçka.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 21 qershorit deputetja Socialiste theksoi se qytetarët do të votojnë për të kthyer qytetin në drejtimin e duhur. “Prandaj më 21 qershor ata do të votojnë për ta kthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur” , shtoi Xhaçka 


 
Më poshtë deklarata për media e deputetes së PS, Olta Xhaçka
"Lulzim Basha është zhdukur nga Tirana dhe nuk guxon më as të shfaqet në krah të kandidatit të tij për të takuar qytetarët e kryeqytetit.
Dhe nuk ka faj. Luli është i ndërgjegjshëm që si kryetari më i dështuar që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, ai nuk ka më ç’u thotë qytetarëve. Ka zgjedhur të ikë për t’i shpëtuar ballafaqimit për premtimet që s’i ka mbajtur dhe për premtimet që i ka shkelur me të dyja këmbët duke i mashtruar si pa të keq qytetarët.
Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim, do të shpëtohen nga zënia me ndërtime e do të rehabilitohen hapësirat e gjelbërta ekzistuese, premtoi Luli në 2011.
Por çfarë bëri në 4 vite? 
Jo vetëm që nuk ndërtoi asnjë metër katror park, por me Planin e tij Urbanistik u bë gati të shndërronte në sheshe ndërtimi pot 16 hapësira të gjelbra të kryeqytetit.
Pra, Luli që premtoi dyfishim të hapësirave të gjelbërta në fakt bëri çmos që të kthente në sheshe ndërtimi:
Hapësirën e gjelbër pas Pallatit të Kulturës; Lulishten përballë Bibliotekës Kombëtare; Zonën e SHQUP; Parkun e Fushës së Aviacionit; Qytetin Studenti; Fushën e Sportit prapa Stadiumit Qemal Stafa; Ish shkollën Kosova; Fushën e Ali Demit; Ekspozitën Shqipëria Sot; Lodrat e 7 Xhuxhave, në rrugën e Elbasanit; Zonën e Lulishtes tek Vëllezërit Frashëri; Zonën e Digës në Liqenit; Zonën e Shkollës së Bashkuar; Dhe zonën e Kinostudios. 
Për të zëvendësuar këto hapësira të gjelbërta që do të shkatërronte, Luli propozoi varjen e vazove me lule nëpër shtylla dhe mbjelljen e barit e pemëve në tarracat e pallateve. 
Sot Lulzim Basha bredh nëpër Shqipëri për të mos i prishur punë kandidatit të tij në Tiranë. Por qytetarët e kanë të qartë që çdo votë për kandidatin e Lulit është në fakt një votë për Lulin. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta kthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur.
Dëshpërimi i PD që e ka braktisur Halim Kosovën është i madh. Pasi e ka lënë në mëshirë të fatit qoftë Luli, qoftë Saliu, që kanë frikë njëri më shumë se tjetri të shfaqen në krah të Halimit, Partia Demokratike mjaftohet duke nxjerrë çdo ditë të njëjtin zëdhënës, që përsërit çdo ditë të njëjtat absurditete. 
Në 21 qershor Tirana do zgjedhe drejtimin e duhur, duke votuar për Erion Veliaj dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane", tha Xhaçka


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit