Aeroporti i ri në Kukës i cili do të hapet së shpejti do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed.
Këtë e ka bërë me dije vetë kryeminstri Edi Rama teksa ka publikuar një video nga aeroporti i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.
"Aeroporti Ndërkombëtar Zayed - Flatrat e Veriut…", shkruan Rama krahas videos.
Disa ditë më parë ministrja Belinda Balluku gjatë një interviste për Report Tv, tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe mbarimit të procedurave. Fluturimi i parë me Air Albania drejt Londrës nga ky aeroport, Balluku tha se do të bëhet më 18 prill.
Dje nga Tepelena, Rama përmendi investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit. Ndërkaq tha se aeroporti i Kukësit pritet të hapet për pak ditë, ndërsa shtoi se mbase kjo ka qenë arsyeja që sipas tij shtyu "Metën dhe Berishën" për të krijuar situatën me aeroportin e Rinasit, duke akuzuar se ata të 2 fshihen pas kësaj lëvizjeje të kontrollorëve për të braktisur punën.
C'eshte ky emer i shemtuar // ZAYED//,nga e gjetet,kush ua propozoi Turqia,Arabia,Emiratet??!! Aeroporti duhet te mbaje emrin e KUKESIT,eshte emer kombetar ,i bukur dhe shqiptohet lehte.Te pakten, te kishit marre mendimin e banoreve vendas perpara se ta benit //synet//.Tani te huajt do kujtojne se jemi derivat turko-arab dhe mos e censuroni komentin,jepeni te plote!!
PërgjigjuPo pse more ku ka emer me te bukur se sa te theli "Arrnauthavaliman".
Përgjigju