TEPELENË- Hapet bypass-i i Tepelenës, të cilin kryeministri Edi Rama e ka cilësiar një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare. Kreu i qeverisë ka qenë ditën e sotme për inspektim, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

"I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike", shkruan Rama.

Gjatë inspektimit, nuk kanë munguar batutat dhe lavdet që Peçi i ka thurur kreut të qeverisë.

Biseda e plotë
Rama
: Të kujtohet atëherë kur erdha atëherë në Kurvelesh, dhe dolën ata që këndonin aty dhe më thotë ai gjiganti "aman mos e thuaj këtë se as komandanti i madh se bëri dot...
Tërmet Peçi: Po ja që s'e bëri komandanti yt, po e bëri komandanti im
Rama: Unë i thashë kjo do të bëhet, edhe dalja në det e Tepelenës, lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës në një kohë brenda ditës me Himarën, kështu që paketa turistike bëhet e plotë dhe t'i nga xhep false kthehesh në pikë kyç. Ishe xhep false kur u bëre kryetar Bashkie. Kishe një grumbullim banesash  në anë të një shtegu dhish, por në vend të dhive ke pasur makina. Ja si është bërë tani.
Tërmet Peçi: Në se me lejon, do thoja që kryetar bashkie më të mirë se unë ka pasur dhe do të ketë, por kryeministër që të marrë përsipër dhe të bëjë realitet, gjithë këto vepra nuk ka. Kjo është gjë që duket.
Rama: Po lëri këto

Ndërkohë që gjatë inspektimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur ecurinë e punimeve si dhe ndërhyrjet restauruese të cilat janë duke u realizuar sa i takon skarpateve të kalasë së Ali Pashë Tepelenës apo edhe rehabilitimin e urës së vjetër. Për herë të parë në Shqipëri, bëri të ditur Ministrja Balluku, në kilometrin e parë  të kësaj vepre është bërë e mundur ndërtimi i  një ramë konsol, ndërsa shtoi se ndërhyrjet në këtë vepër kanë qenë të shumta. “Kanë mbetur dhe disa punime për t’u bërë, një shtresë e fundit asfaltike, por për shkak të sezonit do të fillojë të jetë i aksesueshëm. Është një vepër që ka nisur në korrik të vitit 2018 me afat dorëzimi në gusht të 2020-ës, pra jemi totalisht brenda afatit. Punimet kanë qenë të shumta. Duhet theksuar që në kilometrin e tij të parë ka një ramë konsol, e cila është e para në Shqipëri që qëndron mbi lumin Vjosë, e ndërtuar mbi kolona betoni”, u shpreh Balluku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
Tërmet Peçi i kopjon shprehjen: S'ke parë asgjë akoma! Ja si reagon kryeministri Edi Rama (VIDEO)

"S'keni parë asgjë akoma" është një shprehje e cila identifikon kryeministrin Edi Rama, por kësaj here ajo është përdorur nga kryebashkiaku i Tepelenë, Tërmet Peçi. Teksa po inspektonin përfundimin e punimeve në by-passin e Tepelenës, Peçi i thotë Ramës "këtej s'kemi parë asgjë akoma". Kryeministri Edi Rama i buzëqeshur e përsërit edhe një herë shprehjen e tij, por kësaj radhe e thënë nga dikush tjetër.

Biseda e plotë
Rama: Do të shkojmë pak te kalaja?
Tërmet Peçi: Do shkojmë patjetër te kalaja. Te kalaja brenda apo këtej?
Rama: Edhe brenda dhe këtej
Rama: Këtej e pamë...
Tërmet Peçi: Jo, këtej s'kemi parë asgjë akoma
Rama duke qeshur: S'kemi parë asgjë akoma