Hapet ekspozita për nder të Whitney Houston

Hapet ekspozita për nder të Whitney Houston
Për nder të këngëtares së ndjerë Whitney Houston është hapur dje në Los Angelos një ekspozitë të titulluar “Whitney! Celebrating The Musical Legacy of Whitney Houston”.

Për këtë ekspozitë është kujdesur motra dhe njëkohësisht menaxherja e këngëtares, Pat Houston. “Ne kemi zgjedhur gjërat të cilat u interesojnë më shumë njerëzve dhe, në shumë raste, që sjellin kujtime të këndshme.

Jemi më të vërtetë të kënaqur që jemi këto sot për të prezantuar dhe për të qenë pjesë e një karrierë aq të mrekullueshme dhe aq madhështore të një femre aq të bukur dhe aq të talentuar”, është shprehur Pat Houston.

Whitney ka humbur jetën më 11 shkurt si pasojë e një mbytje aksidentale e cila ka ardhur për shkak të sëmundjes së zemrës dhe konsumimit të alkolit.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra