TIRANË - Shumë vende pune do të hapen në Vaqarr të Tiranës nga fabrika gjermane “Forschner” , hapia e së cilës u inaugurua sot. Në inaguarim e kësaj fabrike ishin të pranishëm edhe Ministri i Mirqënies Sociale Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi dhe Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Kompanitë Gjermane duket se po e preferojne çdo ditë e më shumë të vijë për të investuar në shqipëri. Sipas Kryebashkiakut Veliaj këtë e konfirmon edhe inaugurimi i fabrikës “Forschner” në Vaqarr, por edhe vizita e Kancelares Angela Merkel javën e ardhshme, vizitë e cila do të nxisë edhe më shumë bashkëpunimin midis dy vendeve.
 
’Po e nis me një thënie shqiptare:  ‘Trimi i mirë me shokë shumë’, dhe shokët që ne kemi në Tiranë e treguan më hapjen e këtij biznesi. Kjo tregon se  jeni rrethuar nga shokë të shumtë. Unë jam i sigurtë që do të gjeni një shok të shkëlqyer tek Ministri Klosi si një mbështetës i shkëlqyer i këtyre ndërmarrjeve.
Zgjedhja e Vaqarrit, e këtij stafi tregon që ju realisht dini të investoni. Kjo është një javë shumë e mirë për raportet e shqipërisë me gjermaninë. Një biznes familjar tjetër u hap dje dhe një tjetër sot dhe javën që vjen do të kemi vizitën e Kancelares Merkel .
Konteksti në të cilin po ndodhin këto investime është i duhuri dhe ashtu siç e tha dhe Forschner do të krijojë rreth 1 mijë vende pune
”, - tha Veliaj. 

Veliaj tha se ambicia e qeverisë është që së bashku me këto kompani të bëjmë të mundur që 50 % e vendeve të punës të krijohen në Tiranë. Ai u kërkoi të gjithë të punësuarve në këtë kompani , por dhe ata që do të punësohen në vijim që të punojnë me etikën gjermane të punës, duke përdorur etikën e atij shteti sipas Veliajt mund të ecin shumë përpara në  punën e tyre.

Ambicia jonë është që duke bashkëpunuar me këto kompani 50 % e vendeve të punës të krijohen në tiranë dhe kjo është një shenjë shumë e mirë edhe se si krijohet biznes në shqipëri. Sukses për punonjësit e ri.  Por, bëjini hyzmet punës sepse është shumë e rëndësishme sepse ata që do jenë të parët në këto kompani do marrin nesër përgjesgjësi të mëdha, por do ta arrini këtë nëse merrni etikën gjermane të punës. Kjo ju bën mirë ju stafit dhe të gjithë njerëzve që kërkojnë të punësohen në të ardhmen në të. Për të gjithë ata që nuk kane një vend pune dhe po na ndjekin kemi një këshillë: Qeveria shqiptare po bën një përpjekte shumë të madhe me qeverinë Gjermane për të përforcuar arsimin profesional. Sepse edhe vendet e punës po targetojnë ata që dinë të bëjnë diçka me duart e tyre, ata që kanë një zanat”, - tha Veliaj. 

erion veliaj

Klosi: Do shtohen vendet e punës në fushën e arsimit profesional
Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij tha se një nga synimet e qevrisë është shtimi i vendeve të reja të punës ndaj dhe ky investim mbështetet drejtpërdrejt nga qeveria.  

“Qeveria e Kryeministrit Rama me programin e saj qeveritar ka një kapitull të veçantë dhe një nga objektivat e saj kryesore hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, objektiv që ne po kërkojmë ta realizojmë në çdo moment dhe ky investim i juaji është nga ato investime që mbështetet drejpërdrejtë nga programi qeveritar”, - tha Klosi.

Duke u ndalur tek rëndësia e zbatimit të praktikave gjermane, Klosi nënvizoi mbështetjen ndaj shtimit të vendeve të punës në fushën e arsimit profesional.

“Vitin e kaluar kemi arritur që 30% e praktikës së arsimit profesional të bëhet pranë institucioneve e ndërmarrjeve. Ajo çfarë synojmë në vitet e ardhshme është që të kemi një barazim të praktikës së zhvilluar në shkollë dhe praktikës së zhvilluar pranë ndërrmarrjeve”, - tha më tej Klosi.

Duke i falenderuar për investimin që kompania gjermane ka bërë në Vaqarr, Klosi tha se modele të tilla do të mund të shërbejnë për investime dhe vende të reja pune

blendi klosi

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)