Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit, Veliaj: Sot jemi në prag të fitores më të madhe, atë të Teatrit më të bukur në Ballkan

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot zyrtarisht të hapur garën për ndërtimin e Teatrit të Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e zhvilluar për çeljen e kësaj gare tha se Teatri Kombëtar është sot në prag të fitores më të madhe, asaj të transformimit në një teatër modern.

“Jam vërtet krenar për gjithë skuadrat tona të projektimit. E deklaroj të hapur garën për Teatrin e Ri në Tiranë, aty ku ishte, por 3 herë më i madh seç ishte dhe disa herë më komod seç ishte. Sot jemi në prag të fitores më të madhe, besoj nga të gjithë betejat që janë politizuar dhe janë bërë në qytetin e Tiranës, që ka të bëjë me Teatrin e Ri. Unë jam gati të bë bast se do të jetë patjetër një vend që do fitojë çmime e padyshim, teatri më i bukur në rajonin tonë,” u shpreh ai.

Detyra jonë - tha Veliaj - është të ndërtojmë një Teatër të ri, i cili do t’u shërbejë të gjithëve, edhe të majtëve, edhe të djathtëve.

“Kush është serioz dhe kush nuk do ta përdorë historinë për të bërë histeri, duhet ta shohë të vërtetën ashtu siç është. Detyra jonë nuk është që të na pëlqejnë të gjithë. Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve. Detyra jonë është bëjmë një teatër, ku do vijnë si të majtët, si të djathtët, si të moshuar, si fëmijë, si tironsat ‘den baba den’, si ‘jabanxhinjtë’ që kanë ardhur qoftë edhe për të parë teatër. Kjo është detyra jonë,” tha ai.

Veliaj kujtoi edhe si ka qenë godina e vjetër.

“Le të mos bëhemi patetikë për nostalgjira pa vend, se po të ishin të tillë, nuk do e lejonin që, këtu ku jemi sot, të rrotullohej ruleta e Bingos së teatrit. Po të ishte që na dhimbsej, nuk do kishim lejuar kurrë bingon”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Teatri i ri u vonua edhe për shkak të krizës dhe shtrenjtimit të çmimeve. Në garën e hapur nga Bashkia e Tiranës pritet të marrin pjesë kompani nga më të mirat ndërkombëtare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Nga parkingu nëntokësor te skenat gjigante për aktorët, Veliaj zbulon detajet e Teatrit të Ri:“Tre herë më i madh dhe më modern

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar më shumë detaje nga projekti për Teatrin e Ri, i cili do të jetë 3 herë më i madh se i vjetri dhe më modern. Duke folur në ceremoninë për hapjen e garës ndërkombëtare, Veliaj theksoi se ndërtimi i kësaj vepre në tokën ku ishte, është një nevojë për t’u shërbyer të gjithëve dhe se nuk ka kohë për të humbur, pavarësisht bindjeve politike.

Ai nënvizoi edhe faktin që projekti parashikon një parkim nëntokësor, që sipas tij, është një mënyrë e mirë për të mbuluar kostot e projektit, siç ka ndodhur me parkimin te sheshi “Skënderbej”.

“Duam që në çdo projekt të ri, të përdorim nëntokën, por dua t’ju them se nga këto mbi 7000 metra nëntokë, një pjesë do jetë patjetër për parkim. Ajo që kemi vënë re në këto vite eshte se parkingu poshtë sheshit “Skënderbej” ka paguar koston e sheshit “Skënderbej”; pra, është edhe një burim të ardhurash, për të gjeneruar para që të mirëmbahet institucioni, të paguajë shërbimet e ndryshme që mund të duhen, internet, drita, ujë. Ndaj, parkingu është edhe një pjesë e kontributit për të fituar të ardhura në ditë kur s’ka shfaqje. Ne pjesen tjetër te nëntokës do vendoset gjithë teknika, skenat rotative, sigurimi ndaj zjarrit, emergjencat, etj”, tha Veliaj.

Përsa i përket hapësirës së sallave të Teatrit të ri Kombëtar, kryebashkiaku tha se i është qëndruar projektit origjinal.

“I kemi qëndruar projektit origjinal si një fjongo ose perde e kapur, e kthyer horizontalisht. Hapësira më e madhe është salla kryesore, ku teatri mund të akomodojë në mënyrë simultane, pra në skena të ndryshme, 1514 vetë; kjo është disa herë më shumë se ç’akomodonte shtëpia prej tallashi që trashëguam. Nga këto 1514 ulëse, 629 vende janë vetëm auditori kryesor, ai që quhet salla ikonike apo salla e madhe. Kemi edhe një black box me 250 vende, në formën e një shkallare. Kemi edhe një skenë të ndërmjetme, për ata që duan të vënë vepra të këtyre kapaciteteve dhe kemi pastaj një skenë në tarracë të hapur. Vendosëm që në fillim fare që ne të kemi edhe një skenë me 500 vende, që është komplet në tarracë, me shërbimet dhe lehtësirat e nevojshme. Pastaj, janë zonat e pushimit dhe ato teknologjike. Ne duam që të jetë një ndërtesë si stadiumi, që jetohet 24/7”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfredi: 05/10/2022 20:28

    Ju lutemi shumë hiqeni nga objekti në fjalë apo ndonjë institucion që ndertohet ngjyrën e kuqe se na e keni shpifur nuk mund ti shikojmë duke filluar që nga stadiumi......!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë