Hapet gara për koncesionin
e hidrocentralit të Lunikut 

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur një tjetër procedurë koncesioni për hidrocentralin e Lunikut.

Ai do të jetë në segmentin e Zallit të Lunikut nga kuota 273 metra, në 492 metra mbi nivelin e detit.

Mbi këtë lumë është parashikuar që të ngrihen të paktën pesë hidrocentrale dhe për dy prej tyre puna ka nisur shumë më herët.

Ministria ka intensifikuar së fundmi shpalljen e procedurave të koncesioneve për HEC-e të rëndësishme, si Bushtrica 1, 2 dhe 3, Grabova 1 dhe 2, Kalivaçi e, së fundmi, Luniku.

Ky i fundit do të ketë një afat 35 vjeçar me formulën e partneritetit publik-privat. Ofertat paraqiten brenda qershorit.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A