Thellohet ndarja brenda PD! Deputetët: Jo garë për kryetar tani! Degët: Zgjedhje brenda 15 korrikut, pala e Berishës zero reflektim për bashkim

Mbledhja e Gazment Bardhit me grupin parlamentar të PD dhe Kolegjin e Kryetarëve të Degëve e thelloi më shumë ndarjen brenda PD që në fakt kishte qëllim riorganizimin e partisë pas disfatës të zgjedhjeve të 14 majit.

Në takimin me grupin parlamentar të mbledhur mesditën e sotme dhe që zgjati dy orë ishin të pranishëm 16 deputetë por munguan Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. 

Me propozim të Gazment Bardhi, grupi parlamentar kërkon të shtyhet në një kohë tjetër zgjedhja e kryetarit, e puna të nisë nga baza. Fillimisht me certifikimin e anëtarësisë, më pas zgjedhjen në nivel seksioni, grupseksioni e degë dhe më pas hapi i fundit zgjedhja e kryetarit të partisë. Për këtë proces, demokratët hartuan një platformë me 5 pika ku ndër të tjera është pikërisht dhe ngritja e "një grupi përbashkues" që do të ndjekë të gjithë procesin. 

Por në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve të Degëve që u mbajt pasditen e sotme u kërkua që gara për kreun e PD të kryhet brenda 15 korrikut.

 Kryetarët e Degëve argumentojnë se PD ka humbur kohë duke pritur ndërsa s’ka asnjë reflektim nga pala e Berishës, as pas rezultatit të 14 majit. Duke kujtuar shpalljen ‘non grata’ të Berishës, Kolegji  Kryetarëve të Degëve kërkon që PD të mbetet parti aleate e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE. 

Çfarë parashtroi grupi PD

Më herë grupi i PD parashtroi platformën me 5 pika ku përfshihen dhe hapat që sipas tyre do të sjellin procesin e riorganizimit brenda PD.

 

Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës

Por a është i gatshëm Bardhi të ulet me Berishën? 

"Unë s’kam asnjë problem të ulem me cilindo brenda PD, për të diskutuar se cila është rruga më e mirë për ta çuar përpara PD" tha Bardhi për gazetarët në përfundim të mbledhjes 

Një tjetër pikë që parashikohet në platformë është dhe të ndalet në mënyrë emergjente çdo sulm shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë. Deri në përfundim të këtij procesi Bardhi propozon që partia të drejtohet nga nënkryetarja Jorida Tabaku.

Rikthimi në skenën politike të ish kryetari Lulzim Basha ka trazuar të dyja selitë.

"Unë nuk jam analist, jam politikan. Për këtë duhet të pyesni aktorët që ju përmendët. Përsa i përket kandidimeve, rikandidimeve, kthimeve dhe rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje, as nga institucionet e partisë, as nga individë të përveçëm, unë nuk mund të flas paradhënie. Ndoshta ua ka konfirmuar juve, por unë nuk e kam dëgjuar. Mua nuk ma ka rionfirmuar, edhe në media nuk e kam dëgjuar”, tha Bardhi.

Retorika e demokratëve pas çdo mbledhje prej shpalljes non grata të Sali Berishës është zgjidhja për tu bashkuar teksa dy paralelet blu ecin përkrah e nuk takohen kurrë. Ditën e martë do të mblidhet kryesia e PD për të diskutuar propozimin e grupit parlamentar që zgjedhjet për kryetar të shtyhen duke e nisur riorganizimin nga seksionet, e duke tentuar dhe njëherë ribashkimin e demokratëve.

Platforma me 5 pika e grupit PD

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

Deputetët e pranishëm ne mbledhjen e grupit PD

  • Arbi Agalliu 
  • Xhelal Mziu 
  • Qani Xhafa 
  • Dhurata Cupi 
  • Helidon Bushati 
  • Ferdinand Xhaferri 
  • Bledjon Nallbati 
  • Zheni Gjergji 
  • Lefter Geshtenja 
  • Saimir Korreshi 
  • Andia Ulliri 
  • Ramadan Likaj
  • Gazment Bardhi 
  • Flamur Hoxha 
  • Dash Sula
  • Ori Nebiaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Kolegji i Kryetarëve: Të mos humbim kohë, s'ka asnjë reflektim nga pala e Berishës! PD të zgjedhë me urgjencë kryetarin brenda 15 Korrikut

 

Kolegji i Kryetarëve të Partisë Dmokratike, i mbledhur më 5 Qershor 2023, pasi e dëgjoi dhe e diskutoi, miratoi me unanimitet deklaratën si më poshtë:

Deklaratë e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike

Partia Demokratike që prej marsit 2022 ka bërë përpjekje të vazhdueshme, por pa rezultat për bashkimin e demokratëve,

- dorëheqja e kryetarit më qëllim për ti hapur rrugr ti hapur rrugë bashkimit, gjë që nuk ndodhi,

- kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të përbashkëta të cilat u refuzuan,

- kërkesa për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit që u refuzua dhe u vazhdua me procese të njëanshme,

- propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit duke pranuar kandidatët e primareve

Të gjitha këto përpjekje u refuzuan.

Eshtë  humbur një vit në pritje të bashkimit, por pa rezultat dhe kjo ka ndikuar në dëmtimin dhe dobësimin e Partisë Demokratike.

Drejtuesit e Partisë Demokratike nga seksionet, grupseksionet, kryetarët e degëve kanë punuar me vetmohim për të mos lejuar asimilimin Partisë Demokratike apo asgjesimin e saj.

Ne jemi të vendosur që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë një parti aleate e SHBA, Britanise se Madhe dhe BE, të shndërrohet në një alternativë dhe shpresē për shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Për këto arsye, çdo ditë e humbur nuk i shërben as Partisë Demokratike, as demokratëve.

Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të pëfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.

Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, ateherë kjo i shërben vetem projektit te kundërshtarëve tanë politikë.

Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët.

Ora 19:07
Takimi i Bardhit me krerët e degëve, 5 prej tyre kërkojnë me urgjencë zgjedhje për kryetarin: Na e kërkojnë anëtarët e PD

1684920476_seliaepd.jpg

Vijojnë prej më shumë se 1 ore diskutimet e krerëve te degëve me Gazment Bardhin. 5 krerë degësh kanë folur deri tani, që kërkojnë sa me shpejt zgjedhje për kryetarin, mes tyre Pëllumb Seferi dhe Mirilda Collaku me argumentin qe PD ka nevojë për kryetar dhe për dikë që të drejtojë, ‘anëtarët e PD na e kërkojnë’ që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt.

Ora 15:46
A po rikthehet Lulzim Basha në Partinë Demokratike? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

 

Megjithëse Lulzim Basha duket se po paralajmëron rikthimin e PD-së, sekretari i Përgjithshëm njëherazi kreu i Grupit Parlamentar i kësaj force politike, Gazment Bardhi thotë se nuk ka dijeni për diçka të tillë. Bardhi u shpreh se Basha nuk i ka konfirmuar që do të rikthehet në Partinë Demokratike.

‘Përsa i përket kandidimeve, rikandidimeve, kthimeve dhe rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje, as nga institucionet e partisë, as nga individë të përveçëm, unë nuk mund të flas paradhënie. Ndoshta ua ka konfirmuar juve, por unë nuk e kam dëgjuar. Mua nuk ma ka rikonfirmuar, edhe në media nuk e kam dëgjuar”, theksoi ai.

Ora 15:30
Një takim me Sali Berishën? Bardhi: Jam i gatshëm të ulem me cilindo për të çuar para PD-në

 

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se është i hapur për një takim me ish kryeministrin Sali Berisha, për një bashkim të PD.

Bardhi: Parimi është unë e jap përgjigjen ashtu si mua ma vjen ta jap. Platforma do të jetë publike, nëse ka apo jo vija te kuqe. Pyetjes tuaj ju kam kthyer disa herë përgjigje. Unë s’kam asnjë problem të ulem me cilindo brenda PD, për të diskutuar se cila është rruga më e mirë për ta çuar përpara PD.

Pas mbledhjes se grupit parlamentar, Bardhi iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve nëse mes tij dhe Alibeajt ka një “përplasje”, pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm sot në mbledhje.

Bardhi: Alibeaj nuk ka qenë në seancë, në mbledhjen e fundit të grupit Alibeaj ka qenë prezente. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku.

Ora 15:27
Grupi parlamentar i PD me qëndrim zyrtar: Të formohet një grup pune për bashkimin e partisë, më pas nisja e procesit të zgjedhjes së kryetarit

1671634946_Screenshot5.jpg

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon situatës së krijuar brenda PD si pasojë e përçarjes dhe humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Në një prej pikave të qëndrimit të mbajtur, theksohet se është e nevojshme të krijohet një grup pune përbashkues që do të ndjekë hapat për certifikimin e anëtarësisë aktuale, zgjedhjet në nivel seksionesh dhe dege dhe më pas nisjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik; Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika; Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 Mars 2023;

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike; Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

Ora 15:08
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Bardhi: Tabaku funksionarja me e lartë drejtuese e partisë

 

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se kjo parti duhet të kthehet një alternativë qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme.  Bardhi tha se kanë një platformë, e cila synon të forcojë PD. I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.

‘Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mos përçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as të njëanshme as me kokëfortësi. Duhet të që PD të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet  ardhshme. Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku.’- tha Bardhi.

Ora 14:25
Çupi në mbledhjen e grupit të PD: Jo zgjedhje urgjente për kreun, do jenë vrastare për partinë! Partia të drejtohet nga Tabaku ose Bardhi

1671638188_finalprojekt.00320723.Still011.jpg

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka mbështetur propozimin e Gazment Bardhit që riorganizimi i PD-së të nisë fillimisht me zgjedhje nga seksionet. Report Tv ka mësuar se Çupi ka thënë se s’duhet të mbahen urgjent zgjedhjet për kreun e PD-së pasi do jenë vrastare për partinë.

"Grupi parlamentar të ketë autoritetin politik vendimmarrës. Është ky grup që ka mbajt PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj të drejtohet partia nga znj. Tabaku dhe Z. Bardhi, zgjedhjet në parti të drejtohen nga këto dy persona. Të jemi në vazhdimësi duke bërë thirrje për të afruar sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet jo urgjente se do jenë vrastare", ka thënë Çupi.

Ora 14:21
Bardhi në mbledhjen e grupit: Jo tani zgjedhjet për kryetar! Organizimi i PD të nisë nga seksioni

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Gazment Bardhi u paraqiti deputetëve demokratë një propozim. Burime për Report Tv bëjnë me dije se akoma nuk është dakordësua e tëra, por do dakordësohet deri në fund të mbledhjes. Paraprakisht mësohet se Bardhi propozon që organizmi i partisë të nisë nga seksioni dhe më pas të bëhen zgjedhjet për kryetar. Kjo fazë e riorganizimit që nis nga seksioni, grupseksionet, degët etj, të bëhet në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve.

Ora 12:59
Gazment Bardhi mbledh grupin parlamentar, ja kush janë deputetët që marrin pjesë (EMRAT)

 

Gazment Bardhi ka mbledhur deputetët e PD-së  në kryesinë e Kuvendit. Pritet që sot të nisin diskutimet për kreun e partisë demokratike.

  1. Arbi Agalliu
  2. Xhelal Mziu
  3. Qani Xhafa
  4. Dhurata Cupi
  5. Helidon Bushati
  6. Ferdinand Xhaferri
  7. Bledjon Nallbati
  8. Zheni Gjergji
  9. Lefter Geshtenja
  10. Saimir Korreshi
  11. Andia Ulliri
  12. Ramadan Likaj?
  13. Gazment Bardhi
  14. Flamur Hoxha
  15. Dash Sula
  16. Flutura Açka
  17. Kreshnik Çollaku
  18. Jorida Tabaku
SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu