Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm

Hapet gara për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm, me vendim unanim të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Koha që duhet për zgjedhur Prokurorin e përgjithshëm është dy muaj e gjysmë, por nuk është shpallur ende lista. Përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm i takon parlamentit, KLP zgjedh 3 kandidatët më të mirë.

Rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) . Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e shpalli sot të hapur garën për zgjedhjen për prokuror të përkohshëm me një mandat 7-vjeçar, por nuk do të fillojë shqyrtimin e kandidaturave, pa u botuar rregullorja në Fletoren Zyrtare. Kjo rregullore për zgjedhjen e kandidatëve u miratua gjithashtu unanimisht nga anëtarët e KLP-së.

Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në një prononcim për mediat pas mbledhjes, tha se kandidatët duhet patjetër të kenë titullin 'Doktosh shkencash' për të hyrë në garë dhe dha garanci se  procedura nga ana e tyre do të zhvillohet brenda afateve të përcaktuara.

"Duhet të kenë patjetër titullin 'Doktor shkencash' për të hyrë në garë. Ndërsa titujt e tjerë akademik shërbejnë si një plus për të marrë dy pikë të tjera. E rëndësishme është të kemi meritokraci, që plotësojnë më mirë kriteret. Përgjegjësia me kushtetutë për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm i takon politikës. Ne do përzgjedhim tre kandidatët më të mirë dhe ia dërgojmë Kuvendit, që do përzgjedhë atë që e konsideron më të pranueshëm, qoftë ky i treti në listë. Në kushtet e mungesës së një shumice, i takon KLP të jetë vendimtar", u shpreh Ibrahimi.

Report tv dhe Shqiptarja .com raportoi pak ditë më parë se Arta Marku, që aktualisht mban postin e Kryeprokurores së përkohshme do të kërkojë një mandat 7-vjeçar. Nga radhët e akuzës pritet të garojë edhe Olsian Cela.

Kandidatet e SPAK

Po në këtë mbledhje u përcaktuan edhe  kriteret për kandidatët për SPAK që do të përzgjidhen në  baze të një kriteri pikëzimi, ku anëtaret e KLP-së do të kenë një afat 6 javor për të  filtruar kandidatet nga ana profesionale dhe pas përfundimit të afatit dy javor do te zhvillohet intervista me kandidatet e kualifikuar.   

Prokurori që kandidon për SPAK duhet të kalojë të dy proceset e vettingut.

"Prokurori që kandidon për SPAK do të duhet të ketë kaluar të dyja proceset e vettingut. Vetëm atëherë mund ta emërojmë. Ka një listë por ende nuk e kemi dërguar pasi duhet të bëjmë një verifikim paraprak nëse të 27 kandidatët i plotësojnë kushtet ligjore për prokurori për SPAK. Ata që nuk i plotësojnë kushtet do përjashtohen. Dy ditë pasi rregullorja të hyjë në fuqi, do shpallim listën zyrtare", tha Ibrahimi.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 19/03/2019 15:48

    Kushdo qe te zgjidhet merr nje barre shume te madhe mbi shpine,por me kurajo dhe integritet te vere para drejtesise Sali Kriminelin,Ilir Floririn,Lulzim Kryehajdutin,Fatmir Mediun.....e te gjithe qe kane vene duart ne pronen e ketij populli qe mbeti fukara e ka marre rruget e botes.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 19/03/2019 15:37

    Uroj fitore per Z.Arta Marku,grua e nderuar dhe me kembe ne toke,fytyra te tilla me integritet i duhen vendit.

    Përgjigju
  • xreport: 19/03/2019 14:20

    ja pse protestojne PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare