Tiranë, 11 Dhjetor - Në kuadër të konkursit të tretë “Infermierë për Shqipërinë”,  Është hapur gara  ku çdo  infermier i liçensuar mund të aplikojë në platformën online për të konkuruar në një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Njoftimi vjen nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale e cila fton të gjithë infermierët e licensuar të aplikojnë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”,  për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik.

Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati i fundit i aplikimit është data 31 Dhjetor 2018!

Fituesit që janë në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurimi I radhës. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve të marra. Të gjitha hapat e konkursit dhe shpallja e listave do të bëhet transparente në platformën on-line “Infermiërë për Shqipërinë”

Për më shumë rreth mënyrës së aplikimit në platformën online dhe rregullat e konkurimit lexoni në linkun e mëposhtëm.(Lexo këtu)