TIRANE - Ministria e Shëndetësisë hapi sot konkurrimin për postin e drejtorit të QSUT-së. Ky vendim vjen pasi po sot pranë ministrit të Shëndetësisë është depozituar dorëheqja e drejtorit të QSUT-së, Sajmir Ivziku.
Ndërkaq, nën drejtimin e Ministrit të Shëndetësisë sot u mblodh bordi drejtues i QSUT ku u shpall i lirë vendi i drejtorit të kësaj qendre spitalore.
“Që nga ky moment çdo kandidat që zotëron aftësinë e nevojshme menaxheriale si dhe ka përfunduar studimet e larta në degët mjekësi, ekonomi ose juridik, është i lutur të paraqesë një kërkesë dhe Cv pranë bordit të QSUT deri në ditën e mërkurë, ora 16:00”, lexohet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.
SHKURTOHET NUMRI I SHTRETERVE NE QSUT
Nga ana tjetër, gjatë kësaj mbledhjeje u mor edhe një tjetër vendim, ai i shkurtimit të numrit të shtretërve të kësaj qendre spitalore nga 1450 në 1228, “si një tregues i performancës në shëndetësi, i aplikuar gjerësisht në vendet perëndimore”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com