Hapet konkursi për Projektimin e Qendrës Multifunksionale të lumit ‘Vjosa’, Rama: Nxjerrim në pah potencialin e madh turistik

Hapet konkursi për Projektimin e Qendrës Multifunksionale të lumit ‘Vjosa’, Rama: Nxjerrim në pah potencialin e madh turistik

Në Ditën Botërore të Lumenjve, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është shpallur konkursi ndërkombëtar për projektimin e Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosë.

Synimi i këtij konkurrimi është forcimi dhe promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore që zotëron territori i lumit të fundit të egër Vjosë.

“Mirëngjesi dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t'i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë”, shkruan Rama.

Sipas Ramës ky projekt do t'i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik

Të gjitha projektet që do të prezantohen nga studiot pjesëmarrëse duhet të ofrojnë zgjidhje arkitekturore në harmoni me natyrën.

Në ftesën për konkurrim thuhet se projektet duhet të synojnë identifikimin e karakteristikave natyrore, trashëgiminë, vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të zonës.

Njoftimi i plotë

Konkurs Ndërkombëtar për Projektimin e Qendrës Multifunksionale dhe të Stacioneve të Informacionit të Parkut Kombëtar “Vjosa fundit i egër” 

Të nderuar pjesëmarrës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë kënaqësinë të shpallin Konkursin Ndërkombëtar për Projektimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”. Nëpërmjet këtij postimi synojmë të ftojmë grupet e interesuara që t'i bashkohen nismës sonë për forcimin dhe promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore që zotëron territori i lumit të fundit të egër Vjosë.

Konkursi Ndërkombëtar i Dizajnit synon të bashkojë studiot më inovative dhe kreative të dizajnit nga cepa të ndryshme të globit. Ne jemi në kërkim të zgjidhjeve arkitekturore në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin, propozime që do të shërbejnë si katalizatorë për rëndësinë kombëtare të kësaj zone. Konceptet duhet të bazohen në parimet e krijuara duke identifikuar karakteristikat natyrore, trashëgiminë, vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të zonës, si dhe në përvojat më të mira ndërkombëtare.

Konkursi zhvillohet në dy faza:

Faza 1: Shprehja e Interesit

Shprehja e interesit, pranueshmëria dhe lista paraprake e fituesve

Në përfundim të fazës së parë do të shpallen 3 finalistët të cilët do të shpërblehen me nga 26 mijë euro secili.

Faza 2:   Paraqitja e idesë së projektit

Përgjegjësja e konkursit është znj. Daniel Pirushi, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ku mund të aplikohet: https://www.app.gov.al/njoftimi-i-kontrat%C3%ABs-s%C3%AB-shpallur/

Objekti i tenderit: Hartimi i projekt-idesë me objekt: “Qendra multifunksionale dhe stacionet e informimit në Parkun Kombëtar Lumi Vjosa”

Numri i referencës: REF-80854-09-21-2023

Të gjitha materialet duhet të dërgohen në [email protected] dhe [email protected]

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja