Prezantohet në Tiranë konsulli i nderit të republikës së Armenisë në Shqipëri, Varuzhan Piranjani.  Hapja e kësaj konsullate do të shërbejë në strukturimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën e zhvillimit të përbashkët ekonomik, shkëmbimeve tregtare, kulturore, turistike dhe realizimit të projekteve.