Hapet Konsullata e Përgjithshme në Ulqin, Cakaj: Do t'i shërbejë ruajtjes së identitetit kombëtar

Hapet Konsullata e Përgjithshme në Ulqin, Cakaj: Do t'i shërbejë ruajtjes së identitetit kombëtar

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin .

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Ministri Cakaj është shprehur: “Ky vendim do t'i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi!”

Ai ka vazhduar më tej duke u shprehur se nuk do të mungojë asnjëherë puna në funksion të jetësimit të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite