Muzeu i ri Kombëtar i Arkeologjisë në Durrës ka hapur dyert për vizitorët dhe turistët, ndërsa 15 ditët e para deri më 17 maj, hyrja do të jetë falas.
Kryeministri Rama ka ndarë disa fotografi ku tregohet interesi i turistëve për muzeun tashmë të rikonstrukturar dhe rikonceptuar plotësisht.
Projekti u realizua falë financimeve nga programi EU4Culture, pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.
Muzeu i rikonstruktuar ofron një koncept të ri ekspozimi dhe teknologji moderne për vizitorët.
Komente










