TIRANË- Bashkia e Tiranës, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshillin Shqiptar të Agro-Biznesit (KASH), dhe kompaninë “Risteco” në Itali, kanë organizuar në Tiranë një aktivitet 2-ditor në lidhje me “Sigurinë Ushqimore”.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, u shpreh se “Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me një nga platformat më të rëndësishme sot në botë që quhet “Eating City”, organizuan kete aktivitet  lidhur me ndërgjegjësimin e njerëzve se si të shihemi më mirë, se si duhet të jemi më të shëndetshëm, se si fermerët të jenë më afër konsumatorit, se si konsumatori të kuptojë ushqimin që do, sa e do, e si e do”.

Redaksia Online