Hapet Panairi i Punës, Veliaj
Gjeneratori i punësimit, biznesi

Hapet Panairi i Punës, Veliaj<br />Gjeneratori i punësimit, biznesi
TIRANË- Sot në Pallatin e Kongreseve është çelur panairi i Punës, një pikë që shërben si lidhje mes punëofruesve dhe punëkërkuesve. Në hapjen e panairit ishin të pranishëm dy ministra, Erjon Veliaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe ai i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se të dhënat e numrit të punësuarve prej tetorit është rritur, në pothuajse 10 për qind më shumë se më parë, ndërsa theksoi se gjeneratori i punësimit në vend mbetet biznesi.
 
Si një hap suksesi, Veliaj e ka konsideruar hapjen e Zyrave të Punës në disa qytete të Shqipërsë, ndërsa u shpreh se aktivitete si Panairi i Punës në Tiranë të hapen edhe në qytete të tjera.

AHMETAJ: JANË REGJISTRUAR 25 MIJË VENDE TË REJA PUNE
Ministri i Zhvillimit Ekonomik bëri të ditur se brenda disa muajve janë regjistruar 25 mijë vende të reja punë. “Lajm i mirë është se brenda disa muajve janë regjistruar 25 mijë vende të reja punë, është një nga motot e qeveris “Rama”", tha Ahmetaj.
 
Ministri i Ekonomisë foli për shifra pozitive të ekonomisë.

“Njerëzit jashtë kanë nevojë dhe kanë besim se ekonomia shqiptare është duke u rritur. Ka filluar rimëkëmbja ekonomike. Të gjitha shifrat thonë se ekonomia shqiptare është duke u rritur, gjë që përkthehet në rritje të vendeve të punës”, tha ai.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën