Hapet pas 32 vitesh tuneli nënujor i Porto Palermos, Rama: Rijetëzojmë godinat ushtarake e muze për Luftën e Ftohtë, e kthejmë destinacion turistik

Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos, ndërsa shkruan se ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

“MIRËMËNGJES dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

Projekti synon mirëadministrimin e zonës, me synim kthimin e Gjirit magjepsës të Panormës në një destinacion turistik, duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.

Hapi tjetër i projektit përfshin rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.

Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim.

Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos.

Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj.

Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/08/2024 00:04

    Ore BOJAXHI MURESH,po je i zoti ti financiarisht e teknikisht te hapesh tunele te tjera te ngjashme per nevoja ushtarake,qe na i hap keta per turistet?! Ti ndertove nje rruge te zakonshme dhe t'u shemb nga nje cerre pranvere,t'i po rinderton hekurudha e aeroporte ne gjurmet e atyre te vjetrave, se je i paafte t'i ndertosh nga zero-ja.Tani gjithe bota ka gjera te tilla,por ti je i vetmi qe po i ben /turistike/ edhe nuk ke asnje tunel tjeter te ngjashem ne se plas lufta dhe ata qe do sulmojne do t'a dine se ku t'i hedhin bombat fale nje bojaxhiu qe na u be dhe /kryekapter/ ushtrie nje dite si ai mustaqe miu i Gjermanise dikur.

    Përgjigju
  • Xhenieri: 11/08/2024 15:53

    Me sa lexova më pëlqyen për përgjegjësinë që ndjejnë,theksoj Emigranti,Tërmeti,Atdhetari, Joni e të tjerë.Keni të drejtë, por kështu e do NATO, sepse nuk ma merr mendja t'i bëjnë vetë.Çdo gjë është me plan dhe ai po zbatohet pikë për pikë.Respekte!

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/08/2024 11:56

    Ore po ky sesht ne terezi Gjith europa pregatitet per luft Ky jep bazat ushtareke per turizem Ore ja zbuluat bythen vendit shkaterruat gjith arsenalin luftatak te vendit dhat te gjitha bazat ushtareke me koncesion apo ua shitet miqve tuaj Po keshtu do perballoni luften apo do ja mbathni menjehere sa te plasi Do e beni si zogu O ju hengert mortja ime

    Përgjigju
  • Termeti: 11/08/2024 11:53

    Une e di qe Tuneli i Porto Palermos eshte i vetmi tunel ne bote qe mund te riparosh dhe ruajtur nendecet! Ka thellesine e detit qe nuk e ka asnje vend tjeter! Mos e beni muze.

    Përgjigju
  • Ska problem: 11/08/2024 10:15

    Ja perse tu desh Vengu (lepe peqe) o esati modern

    Përgjigju
  • ATDHETARI: 11/08/2024 10:05

    Ku JU ÇON MUSHKA, MORE?Ç'JANË KËTO HAPIEMASIVE, JU KA NGELUR DHE SHËNGJINI?PO AMERIKA ME SHOQE KËSHTU I KA HAPUR BAZAT?JU GJENERALË)ME URDHËR DITE)JU ROFSHIN PALLASKAT SE BENI E KEQIA MË E MADHE,SPS,NUK SUGJERONI.PO ZATEMM TUFË GJENERALËSH,KOLONELËSH,erjPA USHTAR JENI.MBRONI ATDHEUNDHE JO KARIKET.

    Përgjigju
  • John Wick: 11/08/2024 09:56

    Kush oligarg e mori dhe kte prone te ushtrise?

    Përgjigju
    • Keci: 11/08/2024 13:50

      Tan Dulaku bos, kush tjetër.

  • Shqiptar i thjeshte: 11/08/2024 09:33

    Nuk i shkon nder mend çitjanes qe mund te plase lufte ne Evrope ne te ardhmen e afert edhe do hyjne ne pune te gjithe fortifikimet qe ka ndertuar shteti dhe populli shqiptar me kosto te jashtezakonshme. Duhet te ruhet sekreti ushtarak per te gjithe keto asete dhe mos lejohet kembe civili neper keto zona ushtarake. Respekte per ndertuesit e ketyre veprave, jo per bojaxhinjte e sotem.

    Përgjigju
    • Niku: 11/08/2024 12:55

      Ty te rroj kosherja se miza te paska ikur.. çfare vepra thua vrima ne toke qe nuk funksionon se ishte bere gabim projekti.. te ka ngelur sahati ne vitet e komunizmit.

  • Or tej: 11/08/2024 09:31

    Te pakten tani turistet mund te fotografojne te qete pa u denuar si spiune or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale