Hapet qendra e dytë e Kardiokirurgjisë, ministrja: Realizohet me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Stafi mjekësor te "Shefqet Ndroqi"

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë me  dije se është hapur qendra e dytë e kardiokirurgjisë në spitalet publike ne vend.

Manastirliu ka përgëzuar stafin mjekësor në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” për ndërhyrjen e parë në zemër në Shërbimin e ri.

"Është realizuar me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke nisur mbarë funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike. Urime Stafit Mjekësor, prof. Rezar Deveja, dr. Dervish Hasi, dr. Ketjon Menkshi, dr. Nereisa Rushiti, dr. Marjeta Bilaj, për kryerjen e operacionit të parë, me mbështetjen e prof. Ilir Ohri, prof. Arben Baboçi,  prof.asc. Alma Cani dhe dr. Saimir Kuçi. Shëndetësia që duam", shkruan Manastirliu.

Kardiokirurgjia në Spitalin "Shefqet Ndroqi" është qendra e dytë që hapet pas asaj të QSUT falë investimeve të qeverisë shqiptare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Kuvendi në seancë plenare/ Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'