TIRANË- Duke nisur nga sot aksi Thumanë-Kashar hapet për qarkullimin e mjeteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet se si duket ky aks, ndërsa qarkullimi i makinave do të lejohet prej orës 19:00. Rama shkruan se ky aks do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.
"MIRËMËNGJES dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë", shkruan Rama.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.
Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.9%
-
I keq
19%
-
As i mirë as i keq
38.1%
Vota total: 21
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
Qe behet me pagese nuk ka ndonje gje te keqe,gjithe bota ashtu i ka,aq me teper kur ke mundesi te zgjedhesh rruge alternative pa pagese.Ajo qe une e shoh problematike ne kete histori eshte tarifa-2.1 euro qe e shoh shume te larte per xhepin e shqipove,kur me mire do te ishte 1 euro dhe problemi tjeter qe une mendoj qe eshte me i rrezikshem eshte fakti qe kompania qe e menaxhon rrugen mund t'a rrise kete tarife ne varesi te burses,pra sot paguani 2.1,por neser,pasneser mund te paguani dhe 3 e 5 euro! Dhe qeveria nuk do nderhyje fare me nje tavan,por thote ke rruge alternative!
PërgjigjuJane hedhur ne sulm ripjellsat,sapo bohet 20 km edhe me pagese ,ripjellsat kujtojn se jane bo 200 km ,a ju hong mortja o rrace grami,po pse me lkte e veta e boni lideri global,jan leket tona o popull,paguajm taks rruge per cdo liter nafte qe blejm ,paguaj takse dhe kur kalojm te rruga ,suksese ne jete onkologjiku
PërgjigjuRruga eshte zhvillim bukur deri ketu Tani kush ka informacion me te sakt mund tna sqaroj Koston e rruges dhe kush e ndertoj rrugen
PërgjigjuIch! Janë manjakët e shkatrrimtarit të Shqipërisë që nuk dojnë për ta parë mirë këtë vend!Janë anti Ramë dhe pro non grata Sali qenit! Që nuk dojnë ta shohim Shqipërinë Europë
PërgjigjuNje shume falemnderit per kete pune te mrekullueshme qe lehteson levizjen e qytetareve si pjese e projektit te madh rajonal Korridori Blu. Pune te tjera te mbara ne te mire te vendit, pa qente le te lehin e te hedhin molotov se veç ate pune kane bere shpellaret me vite dhe ate dijne te bejne.
PërgjigjuE siguroi Rama pasurine dhe per 3 brezat e ardhshem.
PërgjigjuNuk ka pare akoma trare pagese ne Autostraden qe te con Fier Vlore.. pse u dashka per Veriun te paguaj ose te marri serisht rrugen qe ben 5 ore per te ardh ne Tr...
PërgjigjuDo te bejne njebtra ne Surel
Investim i domosdoshem por teper i vonuar…sa me pak te vidhet aq me shume investime te tilla do kete.
PërgjigjuTi gezoje Zaho parate per 45 vitet e ardhshme!
PërgjigjuRrugët e Veriut me pagesë. Fushë-Krujë, Krujë, Kamëz jashtë loje me këtë rrugë. Ku i ke rrugët dytësore a kombëtare pa pagesë o Gjeneral? A nuk ishte pjesë e kontratës konçesionare sigurimi i rrugëve dytësore pa pagesë? Mos harro mbijetesa e këtij vend e ka emrin Gegni, shumë shpejt do ngelesh Gjenerali Ushtrisë së Vdekur.
PërgjigjuTa gezosh pavarsine ti Xoni me gjithe lalucet or teeeejjjjj
Po ne fakt Gegnia e shpalli pavaresine e Shqiperise. Se jane shume te mencem.
Shumë bukur. Nga lart duket mrekulli, zbret poshtë gjobaxhi. Tani na thuaj sa shqiptarë sakrifikove (të ikin nga Shqipëria) për këtë investim? Në 34+ vjet nuk ka një investim që të keni bë e të keni kthyer mijëra shqiptarë të ikur në vendin e tyre. Trego një (disa) investime të bëra nga cilado qeveri që ka kthyer 100mije shqiptarë? Të bësh vetëm rrugë pa zgjidhur problemet e shqiptarëve, pa dëgjuar pse ata ikin është të gënjesh veten. Një gjë është e sigurtë se kjo rrugë e lehtëson ikjen e shqiptarëve. Veç se tani duhen 2.2 euro më shumë, vetëm vajtje.
PërgjigjuAta që nuk ikin janë dështak sipas Çupi. Rama Saliu Meta Basha e pensionistët e Shqipërisë hahaha veç dështak nuk janë
Shikoji injorantet me poshte qe jetojne ose me para droge ose korupsioni. Provoni te punoni aty ose jashte me djerse se e kuptoni qe po mor po ka te drejte.
Në që nuk ikim jemi si Saliu Edi dhe Iliri
Ke inat se s'mund te ikesh dhe ti o deshtak?
Ne shqiptaret tregojme qe jemi injorant ,çdo gje e durante qyl si saliu qe thoshte punzoni ju te haje familja ime .
Shqiperia duhet lidhur me autostrada se esht vetem 400 km e gjat,se ne e dim qe vijm 2 her ne vit.sa per pages ne Sloveni dhe Kroaci paguajm dhe rrim drejt,per vendin ton nuk paguajm.kush nuk do ka rrug dytesore por vonohet me teper,un nuk kuptoj ca ka ketu per pakenaqesi.
Po pse ça ka me ik. Njerëzit jane te lire. Po pse femijet e tu i mban me zor lidh. Ku eshte me mire, levizin. Hajde mentalitet