TIRANË- Është hapur tërësisht për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, bashkë me drejtorin e ARRSH-së, Gentian Xhylin, dhe zëvendëskryeministren Belinda Ballukun, i cili që ndoqi nga afër hapjen e Unazës.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.
Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.
Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët ka gjithashtu hapësira të dedikuara.
Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.
Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet. Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.3%
-
Shëndet
68.4%
-
Mirëqënia
21.3%
Vota total: 1433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Konflikt në hyrjen e një pallati, 34-vjeçari plagos me thikë dhe sende të forta komshinjtë e tij! Babë e bir dërgohen në spital! Kapet autori (EMRAT)
1 Janar, 16:56
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
1 Janar, 15:46
-
Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret
1 Janar, 12:42
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Përfundojnë punimet në tunelin qendror të Murrizit, hapet në mars të 2025
31 Dhjetor 2024, 15:52
-
Fidel Ylli uron Vitin e Ri 2025, kreu i KOKSH: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar
31 Dhjetor 2024, 15:46
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Zyrtare/ Tirana humbet pjesë, largohet Fjoart Jonuzi
31 Dhjetor 2024, 14:58
-
Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime
31 Dhjetor 2024, 14:40
-
PD denoncon: Hapësira te ish-stadiumi Dinamo do kthehet në kulla
31 Dhjetor 2024, 12:52
-
Pas konfliktit me burrin, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës në Tiranë! Arrestohet 52-vjeçari
31 Dhjetor 2024, 12:40
Unaza duhet me kalime jo ndertime koti pa studime katraure
PërgjigjuTmerrrr, unaze qe kalon ngjitur me bulevardin dhe ska hyrje dalje, kalova sot desh shtypa 2 njerez ne mes te rruges , asfalti gunga gunga mu bo bmw cop E turpshme!
Përgjigju1. Mbikalimi shqiponja nje projekt katrahur ku eshte bllokuar trafiku. 2. Unaza e madhe nuk lidhet me bulevardin e ri nje gje e pakuptimte fare. 3. Duhen urbaniste te huaj per zgjidhje afatgjata.
PërgjigjuMire qe po behet por projekti i sheshit shqiponja duhet te jete projekti me idiot qe eshte bere ndonjeher. Ne vend qe te liroje trafikun per ne qender ka krijuar nje hinke qe krijon trafik artificial. Hyrja e Veriut kur vjen nga Durresi eshte nje tunel i ngushte si vrime qe do shkaktoje ngadalsim mjetesh e per rrjedoje nje varg te gjate trafiku gjithashtu. Nuk ka lidhje me bulevardin e ri qe humbet totalisht funksion prej kesaj gjeje. Nuk e kuptoj perse duhet te jete me korsi makinash kur nuk lidhet me unazen ne menyre qe te lehtesoje trafik. Ndoshta duhet kthyer ne pedonal fare se ska sens sic eshte projektuar. Se kuptoj perse nuk marrim urbaniste te huaj te bejne zgjidhjet e trafikut per 50 vitet e ardhshme jo per 5 muajt e ardshem.
PërgjigjuNdoshta Artan Lame ka futur hundet ne keto projekte ashtu siç e beri tek Komuna e Parisit ku edhe nje makine s'kalon dot. Te duket sikur je ne rruget e vjetra te venzeias apo te Firences, te menduara para 5 shekujsh, dhe jo ne vitin 2000. Sheshi Shqiponja, pas 10-20 vitesh do rivizitohet se eshte pak funksional. Por ata leke u dhane shpejt e shpejt per perfitime politike, pa nje studim afatgjate. Por ashtu behen punet ne Shqiperi.