Hapet TEG, qendra më
e madhe tregtare në rajon

Hapet TEG, qendra më<br />e madhe tregtare në rajon
TIRANE- “Tirana East Gate”, TEG, qendra më e madhe tregtare në Tiranë dhe në rajon është inauguruar sot me praninë e kryeministrit Berisha dhe të vetë ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu, të cilët kanë prerë dhe shiritin.
Nesër qendra tregtare e njohur si TEG do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.
Berisha tha se “inaugurimi i kësaj qendre është ngjarja më e madhe në historinë e tregut në Shqipëri” si dhe “dhurata më e bukur për shqiperinë në 100 vjetorin e pavarësisë".

Ai shprehu mirënjohjen e tij për sipërmarrësit tregtarë të kësaj qendre dhe tha se qeveria do të bëjë gjithçka se besimi i tyre të shndërrohet në një histori të vërtetë suksesi.
"Një miku im tha se duke vizituar qendrën besoja se jam në Paris (Francë), por unë i sugjerova atij ta vizitojë edhe një herë që të kuptojë se është në Shqipëri, pasi ky është një investim shqiptar, një ndërtim në një kohë rekord prej 18 muajsh ", tha Kryeministri Berisha.

Ndërkohë drejtori Ekzekutiv i Balfin Group, Samir Mane, u shpreh se Teg do të sjellë një eksperiencë të re me produkte shqiptare dhe të huaja . Përfaqësues i Fondit Shqiptar të Sipërmarrjeve tha se ishte krenar për këtë bashkëpunim. "Kjo qënder tregtare është nga ato investime që nderojnë Shqipërinë", tha më tej ai.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Qendra tregtare e quajtur "Tirana East Gate" (Porta Lindore e Tiranës), me vendndodhje ne Jug- Lindje te Tiranes, konsiston në 39,000 m2 për përdorim të shitjes me pakicë, argëtim dhe ambiente zyrash. Qendra është me dy kate. Gjithashtu përfshihen minimumi 1500 vende parkimi nën toke dhe mbi toke, ambiente argëtimi, restorante, boëling, 6 kinema të përshtatura, lojra, bilardo, qendra te vogla fitnesi dhe pishina të mbyllura, supermarke dhe dyqan elektronik.
Arkitekti projektues i këtij projekti është "Laguarda Loë" nga Teksas, SHBA, projektuesi i strukturës është "Conisbee" nga Anglia, ndërsa projektuesi mekanik dhe elektrik është "Curona Design", nga Anglia.
Kjo qender ka avantazhin, sepse në afërsi është planifikuar të kalojë Unaza e Madhe si dhe është e vetmja qendër tregtare e aprovuar për këtë zonë gjeografike në Tiranë.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke synuar të rrisë standardet dhe të nxisë konkurrencën në sektorin e shitjeve me pakicë në Shqipëri, ndihmoi me një hua prej 24 milionë euro për ndërtimin e qendrës më të madhe tregtare në vend. Kjo hua ndihmoi kompaninë "Tirana East Gate", një prej kompanive kryesore në fushën e pasurive të patundshme në Shqipëri dhe pjesëtare e Balkan Finance Ivestment Group (Balfin), për të zhvilluar dhe ndërtuar një qendër moderne tregtare dhe argëtimi në Lundër, komuna e Farkës, 4 km në juglindje të Tiranës

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS