Hapet tenderi për blerjen e 185
mijë targave, vlera rreth 1 mln €
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë nisi tenderin për blerjen e 185 mijë targave kundrejt vlerës 1 milion euro.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë nisi tenderin për blerjen e 185 mijë targave kundrejt vlerës 1 milion euro.
Ftesa për tender u bë nga Agjencia e Prokurimit Publik sot në orën 8:00, teksa pritet që ofertat të dorëzohen deri më 27 korrik.
Shuma në dispozicion është mbi 129 milionë lekë, me të cilën do të blihen 185 mijë targa dhe 350 shiritë ngjyrosës. Kjo sasi targash konsiderohet e lartë në raport me makinat në qarkullim, të cilat në fund të vitit 2016 ishin 563 mijë automjete, duke përfshirë edhe automjetet në inventar, por që nuk qarkullojnë.
Specifikat e tenderit kërkojnë që operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera dhe të realizuara gjatë tre viteve të fundit në vlerë jo më të vogël se 51.000.000 (pesëdhjetë e një milion) lekë, që është realizuar gjatë tre viteve të fundit.
Operatori ekonomik për përvojën e mëparshme duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik dhe/ose fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kërkon që mallrat e furnizuara sipas kontratës duhet të jenë konform kodeve dhe Standardeve Teknike të parashikuara në specifikimet teknike. Nëse gjatë ekzekutimit të kontratës, ka ndryshime në kodet përkatëse ose në Standardet Teknike, këto ndryshime do të zbatohen vetëm pas aprovimit nga Autoriteti Kontraktues.
Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë dispozitë tjetër e kontratës, kur nuk është përcaktuar asnjë Standard Teknik përkatës në specifikimet teknike, Mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike ndërkombëtare të tanishme. Nëse nuk ekzistojnë standarde teknike ndërkombëtare, mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike përkatëse shqiptare./ Monitor
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
17.4%
Vota total: 86
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga supa e pulës te mjalti, cilat janë ushqimet që ju mbrojnë nga virozat e stinës
23 Janar, 18:27
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Trump: Putin dëshironte denuklearizimin, e ka diskutuar edhe me Kinën
23 Janar, 18:24
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
Trump: Marrëdhënie më të mira dhe të drejta me Kinën, mund të na ndihmojë në ndalimin e luftës në Ukrainë
23 Janar, 18:15
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Trump në Forumin e Davosit: Ukraina, e gatshme për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës! Dëshiroj të takoj Putin së shpejti
23 Janar, 18:05
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
I mbijetoi sulmit të 7 Tetorit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në ‘Eurovision’
23 Janar, 17:52
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51