Hapet tenderi për lotin 3 të rrugës Porto Romano Durrës, afati i ofertave deri më 25 maj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me fond limit 669 milionë lekë, për ndërtimin e lotit të tretë të rrugës Porto Romano në Durrës.

Gjatësia e rrugës është 8 kilometra dhe vepra duhet të përfundojë brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Ndërkohë kompanitë e interesuara kanë afat deri më 25 maj për të paraqitur ofertat.

Referuar të dhënave të vëna në dispozicion, fituese do të shpallet oferta ekonomikisht më e favorshme, ndërsa theksohet se vlerësohet edhe eksperienca e kompanive ne këtë fushe 10 vitet e fundit, si dhe eksperienca, kualifikimet dhe trajnimet e stafit drejtues.

Në tender janë bashkëngjitur edhe planimetritë e ndërtimit, si dhe detaje të tjera teknike siç është edhe se sa centimetra do të jetë shtresa asfaltime.

 Kjo vepër infrastrukturore nuk pritet të ketë probleme gjatë ndërtimit pasi është kryesisht fushore dhe pa disnivele të ndjeshëm.

Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi në pikën e Durrësit për të vazhduar brenda parkut energjetik dhe industrial të Porto-Romanos.

Ndërtimi i këtij aksi do të jetë i ndarë në 2 pjesë ku tek e para bëhet fjalë për 1 km që kalon në qendër të banuar, mbi aksin e rrugës ekzistuese dhe e rrethuar me shtëpi banimi dhe pjesa tjetër kalon tek ne fushën ish kënetore te Durrësit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 28/04/2020 23:54

    MOS E pezulloni ndertimin e rruges te arbrit eshte me rendesi ajo rruge,,,,dibra ka vuajtur per ate rruge…...

    Përgjigju
  • Tei: 28/04/2020 09:25

    Zoti Rama jipja tenderin nji oligarkut te PDse!qe neser te dali ne konference shtypi qifti Vokshi& Alibeu per te shpifur dhe genjyerqe Rama ja dha nje oligarkut tenderin edhe duke qene oligarku tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion