Qeveria shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën.
Rruga e Arbrit do të ndërtohet me partneritet publik-privat, ndërsa vlera e projektit shkon rreth 254 milionë euro.
Në prill qeveria shpërbleu me një bonus sa 10% të pikëve ofertën e pakërkuar të kompanisë “Gjoka Construction” duke i dhënë një avantazh.
Kompania fituese do ta ndërtojë rrugën me fondet e saj dhe paralelisht do të ketë detyrimin për ta mirëmbajtur për 13 vite, ndërsa qeveria do ta paguajë rrugën më këste, pjesë e programit 1 miliard euro.
Punimet për rrugën nisin në vjeshtë
Rruga e Arbrit është 73 KM, 20 janë ndërtuar me paratë e buxhetit, ndërsa pjesa tjetër do të ndërtohet nga kompania private.
Ofertat do të hapen në datën 2 tetor, ndërkohë që ndërtimi i rrugës pritet të fillojë në vjeshtë, referuar deklaratave të kryeministri Rama në fushatë në muajin qershor.
Njoftimi i M.Transporteve
Ministria e Transportit dhe Infrastruktures, ka shpallur diten e sotme koncesionin per perniresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjen e rruges se Arbrit.
Procedura eshte e hapur mbi kufirin e larte monetar. Vlera e Koncesionit eshte 33,6 mld leke te reja.
Per proceduren e publikuar diten e sotme do te priten oferta deri ne dt 2 tetor 2017.
Nga data e mbylljes se ofertes komisioni do te shpalle fituesin brenda 60 diteve.
Ministria e Transportit she Infrastruktures, thekson se kalimi i automjeteve ne kete aks rrugor, do te jete pa pagese.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com