BRUKSEL - Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për të lëvruar 6 miliardë për skemat e trajnimit të të rinjve, duke pranuar se krijimi i vendeve të punës do të marrë shumë kohë. Kancelari i Austrisë, Werner Faymann e përshkroi iniciativën prej 6 miliardë euro për punësimin e të rijnve si një "hap i parë dhe i mirë".
Por një zyrtar i lartë i BE-së përshkroi shumën si "një pikë në oqean". Gati një e katërta e njerëzve të moshës 18 deri 25 në BE janë të papunë, ku në Spanjë dhe Greqi situata është akoma më dramatike, ku më shumë se gjysma e të rinjve nuk mund të gjejnë dot punë.
Komisioni Evropian ka prezantuar edhe një plan për të rregulluar huadhënien bankare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke përdorur një fond shtesë prej 10 miliardë fonde shtesë për Bankën Europiane të Investimeve. Zyrtarët e lartë të BE-së po zhvillojnë ende bisedimet në ditën e dytë të samitit në Bruksel.
Të 27 liderët e BE-së mbështetën të enjten pas shumë mosmarrveshjeve për buxhetin prej 920 miliardë euro për 7 vitet e ardhshme. Ndërsa Parlamenti Europian pritet të votojë buxhetin javën e ardhshme dhe pritshmëritë janë pozitive, ku me shumë gjasa do të miratohet pa pengesa.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com