Mirdita ka përkujtuar me një sërë veprimtarish 70-vjetorin e rënies së mësuesit të popullit Ndrec Ndue Gjoka. Akvitetet e organizuar nga Bashkia e Mirditës në nderim të mësuesit të ndjerë, kanë çelur siparin me rivendosjen e bustit të tij në qendër të fshatit Fan, vend ku lindi mësuesi i popullit Ndrec Ndue Gjoka.
Në këtë ceremoni morën pjesë qindra banorë të zonës, historian, drejtues vendor dhe familjarë e të afërm të ndjerit.
Drejtuesit vendor dhe të afërm të tij kanë vendosur kurora me lule pranë bustit në qytetin e Rrëshenit.
Kreu i Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj u shpreh se Ndrec Ndue Gjoka mori një mision të pashoq në Mirditën e sapodalë nga lufta e dytë botërore, duke hapur shkolla në çdo fshat të këtij rrethi.
Historianë dhe studiues e kanë përkufizuar mësuesin Ndre Ndue Gjoka si unik në të gjithë Ballkanin, duke deklaruar se figura të tilla duhet të ruajmë dhe nderojmë në çdo kohë.
Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka ka një rol të rëndësishem në hapjen e shkollave në vendin tonë por edhe në Kosovë, ku ka punuar për shumë vite si arsimtar.
Ai u vra më 17 janar 1946 mbi bjeshkët e larta nga ata që nuk e deshën arsimin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com