Hapja e ambasadës
nuk ftohen Topi e Rama
 

Hapja e ambasadës<br />nuk ftohen Topi e Rama<br /> 
TIRANE- Protokolli i shtetit nuk ftoi dje Presidentin e Republikws Bamir Topi dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kosovës në Tiranë. Në ceremonin e zhvilluar mbrëmë ra në sy mungesa e kreut te shtetit dhe kryetarit të PS-së, te cilet edhe pse ndodheshin në Tiranë dhe më pas do të ishin tw pranishëm në pritjen e organizuar nga qeveria e Kosovës në hotel “Sheraton”, nuk ishin ftuar në ceremoninë ku nuk mungonte asnjë zyrtar apo ish-zyrtar. Zyra e shtypit pranë qeverisë, tha për “Shqiptarja.com” se nuk ishte në dijeni të mungesës së liderit të opozitës në ceremoni dhe se nuk e kishte organizuar qeveria pritjen.

Ceremonia për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri u mbajt mbrëmë në Tiranë në prani të kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë Berisha, tha se duke nisur nga dje misioni i zyrave diplomatike do të jetë i dyfishtë. “Unë jam i bindur se në udhëzimet e qeverisë së Kosovës kjo ambasadë së bashku me ambasadën e tonë në Prishtinë do luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e barabartë që meritojnë 2 kombet tona”, tha Berisha duke përshëndetur homologun Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se e ardhmja e 2 vendeve do të jetë në BE dhe në NATO. “Jemi një komb, dy shtete, si dy shtete do të jemi në NATO dhe BE. Sot po shënojmë një datë historike të jashtëzakonshme dhe një progres të jashtëzakonshëm”, tha Thaçi.
Më herët kryetari i PS-së, Rama kishte uruar me anë të një letre, kryeministrin e Kosovës, Thaçi për pavarësinë. Rama i përcjell urimet më të sinqerta Thacit dhe shprehet se arritjet e shtetit të Kosovës në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve. “Përvjetori i katërt i pavarësisë së Kosovës më jep rastin që në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe në emrin tim personal t'ju përcjell urimet më të mira për progresin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë kosovare.

Janë mbresëlënëse arritjet në konsolidimin e shtetit të së drejtës në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë shtetasve të Kosovës, edhe të pakicave, për të cilat Ju keni krijuar një shembull pozitiv për të gjithë rajonin”-shkruante Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën