Hapja e ambasadës kosovare
Presidenca: Topi ishte ftua

Hapja e ambasadës kosovare<br />Presidenca: Topi ishte ftua
TIRANE- Nëpërmjet një njoftimi për shtyp presidenca reagon ndaj mos prezencës së presidentit Topi në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, si dhe për në pritjen që do të organizohej më pas në Hotel ‘Sheraton’ më 17 shkurt.

Sipas presidencës, kreu i shtetit ka qenë i ftuar, por për shkak të një gjëndje virale nuk ka mundur të marrë pjesë, ndërsa i ka telefonuar Ambasadorit të Kosovës për ti uruar për Pavarësinë e Kosovës si dhe për ta falenderuar ftesën.

“Nisur nga disa keqkuptime dhe komente kontradiktore të paraqitura ditët e fundit nga disa media vizive e të shkruara, Zyra e Protokollit të Presidentit të Republikës, sqaron publikisht dhe zyrtarisht për herë të parë se: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesë për në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe për në pritjen që do të organizohej më pas në Hotel ‘Sheraton’ ditën e premte, më 17 shkurt 2012.
Në pamundësi për të marrë pjesë personalisht për shkak të një gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar në telefon me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kosovës, zotin Gani Veselaj, të cilin e ka uruar edhe njëherë për Festën e Pavarësisë së Kosovës, duke e falenderuar njëkohësisht edhe për ftesën. Të premten në mesditë, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu edhe njëherë urimet më të ngrohta për katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Presidenca.

Presidenca kërkon të sqarojë se Presidenti i Republikës ka qenë i përfaqësuar si në ceremoninë e përurimit të Ambasadës, ashtu edhe në pritjen në Hotel ‘Sheraton’ nga këshilltarët e tij, të cilët i kanë përcjellë Kryeministrit Thaçi, Zëvendëskryeministrit Pacolli, Ministrit të Jashtëm Hoxha dhe përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës urimet më të përzemërta në emër të Kreut të Shtetit shqiptar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë