Hapja e dosjeve, Alibeaj: Akt patriotik i të gjithë deputetëve që e votuan! Do të sjellë paqe sociale

Për të folur për rëndësinë e miratimit të ligjit për dosjet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike kishin mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit një grup intelektualësh, kryesisht të spektrit të djathtë.

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike sqaroi se me ndryshimet ligjore kushdo ka të drejtë të kërkojë informacion, nëse nënshkruan se nuk do ta keqpërdorë atë.

“Për çështje që kanë lidhje me sigurinë kombëtare nuk do të hapen si informacione. Apo edhe çështjet e marrëdhëniet ndërshtetërore. Së dyti e drejta e gjithkujt duhet të jetë sipas ligjit për të drejtën e informimit dhe ai që ka interes do të duhet të japë rrethana se për cilat dosje, dokument, individ kërkon të shikojë dosjen”, tha Alibeaj.

Ai u shpreh se vetëm përmes këtij procesi mund të krijohet një atmosferë e një paqeje sociale.

"E shkuara e mbyllur natyrshëm krijon mundësi për taktika dhe psikologji shantazhi. E vërteta të bën të lirë.  Ky është patriotik dhe do të jetë një nga aktet më të rëndësishme në karrierën politike të secilit prej deputetëve që e mbështeten dhe e votuan.  Unë nuk kam asnjë lloj kompleksi të them se ne ia arritëm për të hapur dosjet e sigurimit të shtetit. Nuk ka asnjë lloj doze krenarie dhe trumfalizimi këtu sepse jemi 31 vite me pas”, tha ndër kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Takimi me ju është nevojë e brendshme që ndjenë deputetët e PD për një sqarim publik mbi atë se çfarë përmban ky proces, për të kuptuar çfarë e si ka ndodhur. Dosjet e Sigurimit konsiderohen sekret shtetëror, 32 vite pas rrëzimit të sistemit komunist. Të gjitha aktet e dokumentet e lidhura me Sigurimin konsiderohen sekret shtetëror. Në 2015 Parlamenti miratoi një ligj ku jepej një e drejtë e kufizuar për marrjen e të dhënave por qytetarët nuk kishin mundësi të kërkoni  kopje duplikat të dosjeve të Sigurimit. Kjo ishte situata. Grupi Parlamentar i PD në qershor 2021 nisi punën për analizën e amendamenteve që të jepnin mundësi për hapjen e plotë të dosjeve. Amandamenti i depozitua në Kuvend në korrik. Ka 2 elemente thelbësore, aspektit juridik dhe publik. Amendamenti i parë i referohet faktit që dosjet të mos jenë më sekret, të kyçura në bodrume të errëta. Koncepti i deklasifikimit. Bëmë edhe një shtesë për ta plotësuar me një Amandament të 2, që çdokush ka të drejtë bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, të paraqesë një kërkesë tek Autoriteti i Dosjeve”, sqaroi ndër të tjera ai.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së Autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Metaj. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.Berisha ka bojkotuar senca.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 25/10/2022 12:38

    Patriote te vonuar dhe te deshtuar,keshtu do jete epitafi mbi qivurin tuaj te afert,pa perjashtim si klase politike 32 vjeçare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!