Hapja e dosjeve, Doda: Fehmi Abdiu
mbeturinë politike e së kaluarës

Hapja e dosjeve, Doda: Fehmi Abdiu<br />mbeturinë politike e së kaluarës
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesial Doda, pas rikthimit në Parlament pas 6 muajsh, një nga nismëtaret e ligjit për hapjen e dosjeve dhe të lustracionit të dorëzuar në Kuvend dhe të hartuar nga shoqëria civile ka qënë kritike ndaj ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj.

Para se të futej në Parlament ajo tha se Veliaj nuk duhet të marrë përsipër të drejtat e gjykatave apo drejtësisë.  Ndërsa për Fehmi Abdiun, ish-krun e gjykatës Kushtetuese deklaroi se koha e tij ka marrë fund.

“Kam dëgjuar 2 eksponentë. Njëri i qeverisë së vjetër dhe tjetri i qeverisë së sotme. Veliaj ka deklaruar se drafti i sjellë përmban nuance antikushtetuese. Dua ti them se nuk është gjykata dhe nuk duhet të marrë prerogativat e drejtësisë as ato të parlamentit. Ndaj duhet të shohë mirë si funksionon sistemi demokratik.
E fundit është për një nga mbeturinat politike të së kaluarës siç është Fehmi Abdiu. I rikërkoj të ketë më shumë edukatë kur kontakton dhe flet me njerëzit në publik për zonja që kanë marrë inisiativa si Ballauri dhe unë. Mbi të gjitha të kuptojë se koha e tij ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. E ka bërë dëm të madh kur shpalli antikushtetues atë ligj që do të duhej ta çonte në pension prej kohësh, por Abdiu dhe Abdinjtë e tjerë nuk do të kenë vend në sistemin demokratik shqiptar në vendimmarrje. Kjo është kërkesë e të rinjve dhe dhjetra e qindra magjistratëve që kërkojnë një sistem më të drejtë për njerëzit”, deklaroi Doda.



Redaksia Online
(f.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)