Hapja e dosjeve, Doda: Qeveria
ka vendosur të mbrojë ish-spiunët

Hapja e dosjeve, Doda: Qeveria<br />ka vendosur të mbrojë ish-spiunët
TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar për rrëzimin në Komisionin e Ligjeve të projektligjit të propozuar nga ajo dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve të ish-regjimit komunist.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Doda e cilëon rrëzimin e projektligjit të propozuar nga ajo dhe miratimin e projektligjit të hartuar nga mazhoranca, si një vendim i qeverisë për të mbrojtur ish-sigurimsat e shtetit.

Sipas Dodës, nuk mund të ketë dekriminalizim pa dekomunistizim të administratës dhe politikës së sotme shqiptare.

“Sot ne komisionin e ceshtjeve sociale per te mbeshtetur projektligjin per hapjen e dosjeve dhe lustarcionin. PS eshte e vendosur te mbroje ish-spiunet, ish-sigurimsat dhe ish-shefat e Partise se Punes me te cilet vazhdon ende te qeverise, ndaj hodhi poshte ligjin e ardhur nga shoqeria civile, nga GSHDNJ mbeshtetur nga dhjetoriste. Nuk mund te kete dekriminalizim pa dekomunistizim te administrates dhe politikes se sotme shqiptare. Pas kaq shume vitesh ka ardhur koha qe shqiptaret te mesojne te vertetat dhe qe xhelatet dhe urdheruesit e tyre te mos jene ne vendimarrje, ne politike, administrate e drejtesi.” shkruan Doda

doda fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve