Hapja e dosjeve, Doda: Rezolutë
për dënimin e figurës së Hoxhës

Hapja e dosjeve, Doda: Rezolutë<br />për dënimin e figurës së Hoxhës
TIRANE - Projektligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ka marrë “dritën jeshile” edhe nga Komisioni i Sigurisë. Deputetët miratuan sot në parim me 8 vota pro dhe 3 kundër projektligjin e paraqitur nga Ministria e Mirëqënies Sociale, ndërsa ka rrëzuar si në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionin e Komisionit të Venecias variantin e ardhur nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi. 

Por krahas kësaj debatet ndërmjet përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Në fjalën e saj, teksa ka prezantuar projektligjin e shoqërisë civile për hapjen e dosjeve Doda ka kërkuar që të miratohet në Kuvend një rezolutë e përbashkët ku të dënohet figura e Enver Hoxhës dhe simboleve të tjera të diktaturës. Sipas Dodës, politika shqiptare nuk është ndarë akoma nga e kaluara e sistemit komunist.

Por sipas mazhorancës, projektligji i shoqërisë civile është i njëjtë me atë të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2008. Deputetët e mazhorancës kanë nënvizuar faktin se për këtë ligj është marrë ekspertiza më e mirë.

Kjo ka ndeshur në kundërshtimin e opozitës sipas së cilës qeveria nuk ka vullnet për të kryer lustracionin por vetëm fjalë boshe.

Më poshtë debatet në Komisionin e Sigurisë:
Doda: Ligji i shoqërisë civile mbështetet dhe nga Idrizi. Janë dy çështje që parashikohen në ligj. Hapja e dosjeve të cilën e djathta është përpjekur ta realizojë ndër vite por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka një dënim kolektiv por shikohet rast pas rasti dhe dëmet që këta persona kanë sjellë. Ne nuk po ndahemi nga e kaluara e kjo shihet edhe sot në politikën shqiptare. Hapi tjetër ka të bëjë me dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare që do të thotë ndalim i simboleve të diktaturës. Le ta nisim nga krimi i vjetër politik. Parlamenti duhet të miratojë një rezolutë të përbashkët. Të ndalohet glorifikimi i së kaluarës.
Luan Rama: Dakord në parim me nismën. Duhet të ishin të pranishëm dhe Ministria e Brendshme dhe SHISH. Nuk është përgjegjëse Ministria e Mirëqenies Sociale
Subashi: Komisioni i Ligjeve ka rrezuar ligjin e sjellë nga dy deputetët dhe është miratuar projektligji i qeverisë. Komisioni i ligjeve është përgjegjës, jo Siguria.
Doda: Atëherë për çfarë janë komisionet e tjera
Luan Rama: Ministria e Mirëqënies Sociale nuk ka tagër të sjellë një ligj të tillë në Kuvend
Braho: A ka pika të përbashkëta me projektin e qeverisë?
Doda: Për hapjen e dosjeve ligjet kanë të përbashkët, shkalla e trajtimit të lustracionit është e ndryshme. Në ligjin e qeverisë parashikohet që nëse do e emëron ose jo një person dhe kjo nuk parashikohet në ligj. Nëse ka vullnet kemi mundësi të gjejmë pikat e përbashkëta.
Braho: Për lustracionin është shprehur Gjykata Kushtetuese.
Noka: Ky ligj që ka ardhur nga qeveria është qesharak, është një paçavure. Nuk ka vullnet për lustracionin. Ka vullnet për të gërryer në sipërfaqe të kaluarën. S’ka lidhje Ministria e Mirëqenies Sociale me ligjin. Me ligjin duhet të merret kryesisht Ministria e Brendshme
Subashi: Komisioni i ligjeve i mori në shqyrtim dy projektligjet. Projekti i shpqërisë civile i mbështetur nga dy deputetë ishte gati i njëjti ligj që Gjykata Kushtetuese ishte shprehur për të në 2008. I vetmi ndryshim kishte të bënte me faktin që nuk parashikohet ndërprerja e mandatit të personave që janë në detyrë.
Noka: Ju keni qëllim informimin kurse ne kemi qëllim pastrimin e figurave.
Subashi: Pojektligji i qeverisë ta sjellim në binarët kushtetues këtë çështje
Braho: Të thërrasim dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes dhe të SHISH
Ardian Turku: Mendoj që shoqëria shqiptare ka shqetësim të fortë largimin nga postet drejtuesve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Duhet të gjejmë hapësirat për pastrimin e figurave nga postet drejtuese
Qefalia: Kjo nismë është paraqit nga shoqëria civile dhe jo nga PD. Meqënëse ka rënë në komisionin përgjegjës le të na bindë zonja Doda ku duhet të ndërhyjmë
Luan Rama: Ligji i Ministrisë së Mirëqenies Sociale ka gabime që nuk mund t’i miratohen prandaj duhet të vijnë përfaqësues të Ministrisë se Brendshme SHISH dhe Ministria e Mbrojtjes.
Paulin Sterkaj: Oficerë të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes janë të kahershëm. S’kemi pse i therrasim. Ky ligj ka 24 vjet që nuk miratohet por dhe sot
Noka: Ligji ka karagjozllëqe. Po të ishte ligj i mirëfilltë i pari që duhej larguar Spartak Braho. Ligji nuk parashikon largimin e gjeneralëve por të ushtarëve
Ndreu: Të gjithë shqiptarët direkt apo indirekt prekemi nga ky projektligj
Zëvendësministrja e Mireqënies Sociale Gentiana Sulaj: Gjykata Kushtetuese është shprehur në 2008 për lustracionin. Ligji është konsultuar me të gjitha grupet e interesit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve