Hapja e dosjeve, Komisioni i
Ligjeve zgjedh anëtaren e parë

Hapja e dosjeve, Komisioni i<br />Ligjeve zgjedh anëtaren e parë
TIRANË Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar dje kandidaturën e parë për anëtar të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit. Gentiana Sula, aktualisht zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mori konsensusin e të gjithëve për t’u bërë anëtare e komisionit të përhershëm që do të kalojë nëpër duar dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Sula, e cila pritet të jetë dhe drejtuesja e këtij autoritetit, bëri një prezantim të jetëshkrimit të saj, duke specifikuar marrëdhëniet e saj me shoqërinë civile.

“Unë si zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kam pasur një kontakt të vazhdueshëm dhe serioz, në përgatitjen e këtij ligji për hapjen e dosjeve, dhe rrjedhimisht e njoh atë në detaje. Po ashtu njoh grupet e interesit, dhe për shkak të së shkuarës sime si aktiviste e organizatave të të drejtave të njeriut, kam bashkëpunim me shoqërinë civile. Ky autoritet kërkon një punë serioze të cilës unë jam e gatshme t’i përkushtohem, pasi është një gjë e re, që duhet provuar dhe vepruar me profesionalizëm”, -tha Sula.

Opozita nuk pati vërejtje për kandidaturën, përkundrazi e uroi atë, por në parim votoi kundër dhe Arben Ristani shpjegoi pse.

“Zonja Sula është propozuar për kryer një detyrë shtetërore dhe parimisht personalisht do t’i uroja punë të mbarë por duke qenë se ne si opozitë kemi qenë kundër ligjit që kur ai është miratuar do të jemi të detyruar të votojmë kundër sepse mendojmë që ligji që në zanafillën e tij është një farsë për shkak se ne kemi kërkuar që në fillim që të shoqërohet bashkë me procesin e lustracionit, ky ligj pa procesin e lustracionit është i pakuptimtë. Megjithatë, juve me shumicën e votave e miratuat dhe ajo që po ndodh është që ndërkohë ish-punonjësit e sigurimit të shtetit janë sot kudo në administratën tuaj të re të rilindjes. Simbolet e ish-diktaturës shfaqen rëndomtë nëpër aktivitet tuaja në mënyrë të vazhdueshme. Bunkerët po ndërtoni edhe në mes të Tiranës dhe në këtë kuptim ligji është vërtet një farsë dhe një fyerje për ata që kanë vuajtur nga diktatura komuniste. Për këtë arsye ne jemi të detyruar të votojmë kundër”, -tha Ristani.

Në vijim, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë kandidaturat e tjera të depozituara për këtë autoritet, duke përzgjedhur 5 prej tyre. Në krye të listës është Daut Gumeni, njeriu që ka vuajtur në burgjet e diktaturës, shkrimtari dhe ish-këshilltari i Presidentit. Pas tij vjen Drita Ferri Avdyli, e cila ka qenë punonjëse e Ministrisë së Brendshme tashmë në Dhomën Ndërkombëtare të Ndërmjetësuesve.

Ndërkohë që ka vënë kandidaturën dhe Durim Grabova, ish-punonjës te Metrologjia, Petrit Karabina ish-zv.minsitër i Mbrojtjes nën qeverinë “Berisha”, Selami Zalli jurist, Gjon Fierza, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Haqif Hysni Gjana, Simon Mirakaj ish-kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Marenglen Kasmi ushtarak, Gentiana Sula zv.ministre e Mirëqenies dhe Rinisë, e cila ka qenë kontributorja kryesore në hartimin dhe miratimin e këtij ligji si dhe Ermira Shtino, Drejtoresha e politikave për ish të përndjekurit në Ministrinë e Mirëqenies sociale e Rinisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat