TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda dhe PDIU kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj shoqërisë civile për ligjin e lustracionit. Deputetja Doda dhe Partia Çame janë të vetmit zëra nga opozita që kanë mbështetur dhe po japin koontributin e tyre për iniciativën e shoqërisë civile për të çuar në Parlament ligjin e lustracionit. Deputetja demokrate në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com” rreth çështjes së hapjeve të dosjeve, është shprehur se është në mbështetje të Shoqërisë Civile për këtë iniciativë.
/Shqiptarja.com






