Hapja e dosjeve/Partitë në garë
për të besuarit te lustracioni

Hapja e dosjeve/Partitë në garë<br />për të besuarit te lustracioni
TIRANE- 13 kandidatët për anëtarë të Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dosjet e Ish-sigurimit të Shtetit, ose ndryshe komisioni që do të hapë dosjet, janë në pritje të mbështetjes nga politika. Grupet parlamentare janë njoftuar nga administrata e Kuvendit, për të shprehur mbështetjen për kandidaturat e preferuara prej tyre.

Në këtë mënyrë, grupet parlamentare, do të vendosen në komunikim me kandidatët, për të firmosur për të besuarit e tyre. Një kandidati i duhen të paktën 28 firma ligjvënësish në mënyrë që emri i tij, të kalojë për votim në kuvend.Në këtë mënyrë kandidatët do të jetë të mbështetur nga grupet parlamentare, dhe jo nga individët, çka do të thotë se ata do të ndahen në të mbështetur nga opozita dhe të mbështetur nga mazhoranca. Ndryshe nga ç’ishte pritur, kandidatët nuk do të zhvillojnë bisedime individuale me deputetë, për të mbledhur 28 firmat e tyre, që mund të ishin të majta dhe të djathta.

Garës për autoritetin që do të hapë dosjet e sigurimit të shtetit i janë bashkuar 13 persona, mes të cilëve evidentohen njerëz që kanë qenë funksionarë të Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist, dhe të tjerë që kanë punuar me dekada pranë Shërbimit Informativ Shtetëror pas komunizmit. 3 prej tyre janë të tillë. Kandidatët për anëtarë të Autoritetit për informimin në dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit janë prezantuar para Kuvendit, i cili vetëm 5 prej tyre që do t'i japë të drejtën për informimin në lidhje me dosjet sekrete të ish-sigurimit.

Kandidatët kanë shpalosur para deputetëve në nënkomisionin e të Drejtave të Njeriut karrierën e tyre dhe kanë argumentuar përse duan të jenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që pritet të nisë vendi ynë. Mes tyre ka persona që prej vitesh kanë punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror, ish-të dënuar politik e të internuar, ish-zv/ministra, ushtarakë, juristë e prokurorë. Ka edhe nga ata që evidentojnë fortë faktin se nuk kanë qenë anëtarë partie në asnjë sistem, por edhe nga ata që thonë se edhe pse nuk janë deklaruar kanë qenë anëtar të Partisë Komuniste.

Pjesë listës është Daut Gumeni, njeri që ka vuajtur në burgjet e diktaturës, dhe ka qenë ish-këshilltari i Presidentit. Pas tij vjen Drita Ferri Avdyli, e cila ka qenë punonjëse e Ministrisë së Brendshme tashmë në Dhomën Ndërkombëtare të Ndërmjetësuesve.

Ndërkohë që ka vënë kandidaturën dhe Durim Grabova, ish-punonjës te Metrologjia, Petrit Karabina ish- zv. ministër i Mbrojtjes nën qeverinë Berisha, Selami Zalli jurist, Gjon Fierza, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Haqif Hysni Gjana, Simon Mirakaj ish-kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Marenglen Kasmi ushtarak, Gentiana Sula zv.ministre e Mirëqenies dhe Rinisë, e cila ka qenë kontributorja kryesore në hartimin dhe miratimin e këtij ligji si dhe Ermira Shtino, Drejtoresha e politikave për ish të përndjekurit në Ministrinë e Mirëqenies sociale e Rinisë.


 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës