Gentiana Sulaj, zv Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë pritet të jetë kryetarja e autoritetit për hapjen e dosjeve, i cili propozohet nga qeveria. Kjo mësohet nga burime pranë Këshillit të Ministrave. 

Një emër tjetër, që do të jetë pjesë e pesçes së anëtarëve në këtë autoritet, është Daut Gurmeni, i cili pritet të propozohet nga Instituti i të Përndjekurve Politikë në bashkëpunim me shoqatat. Drejtori i këtij instituti, Bilal Kola jep detaje rreth punës përgatitore të këtij autoriteti.

"Bazuar në ato lista që u diskutuan dhe hulumtuan përzgjodhëm personin i cili praktikisht ishte emri më i rrahur në këto lista. Emri është Daut GumenI"- tha Kola pë A1 Report

Kola konfirmon se ky ligj do të pengojë të kandidojnë në poste të larta shtetërore të gjithë ata persona që kanë pasur lidhje me shërbimin sekret komunist. 

"Autoriteti në momentin që institucioni që përzgjedh KLD-ja gjyqtrarët e apelit apo gjyqtarët e faktit kanë të drejtë ti thonë autoritetit ore filan fisteku Bilal Kola ka apo jo të shkuar me sigurimin e shtetit me kto nivele, dhe autoriteti është i detyruar ti kthej përgjigje Bilal Kola figuron në dosjet e sigurimit të shtetit ose Bilal Kola nuk figuron në dosjet e sigurimit të shtetit, në varësi të përgjigjes sigurisht këta kanë vendim marrje"- tha Kola

Për marrjen e informacionit mbi dosjet, akses përveç medias do të kenë: të përndjekurit dhe trashëgimtarët e tyre, personat të cilët janë mbajtur nën survejim dhe ata të cilët janë favorizuar nga ky regjim pa qenë në strukturat vendimarrëse. Këta të fundit kanë të drejtë të marrin informacion për dosjen e tyre.

Të prekurit marrin informacion për dosjen e tyre në mënyrë shteruese, edhe palët e treta marrin informacion për dosjen e tyre po aq shteruese, një i favorizuar nga sigurimi merr informacion për dosjen e tij por pa parë asgje që ka lidhje me viktimat e tij.

Kola ka hedhur posht zërat se ky ligj bie ndesh me ligjin e arkivave pasi kompetencat janë saktësisht të ndara. Në muajin korrik kuvendi shpalli njoftimin për të gjithë ata që dëshirojnë të konkurojnë për t’u bërë pjesë e autritetit, ndërsa pritet që me nisjen e sesionit te ri parlamentar nënkomisioni për të drejtat e njeriut të nis seancat dëgjimore me kandidatët.