TIRANË - Në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e viktimave të 21 Janarit 2011.

Gjithsej 12 të afërm të të katër të vrarëve; Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Bashkëshorte, bij, bija, vëllezër, motra apo edhe kushërinj e xhaxhallarë të viktimave.

Ata janë vendosur në llozhën e Kuvendit sipër, ndërkohë që poshtë, në karriget e deputetëve, qëndronte dhe ish-kryeministri në detyrë kur u vranë të katër viktimat e 21 janarit. Dhe pikërisht para godinës së Kryeministrisë.

Prania e të afërmve në çeljen e punimeve të Kuvendit ka përkuar me qenien në sallë edhe të Berishës, i përmendur shpesh nga politika dhe mediat si përgjegjës për ngjarjen.

12 TË AFËRMIT E 4 VIKTIMAVE TË 21 JANARIT, TË PRANISHËM SOT NË KUVEND

1. ALMA RREDHI         - Bashkëshortja e Ziver Veizit
2 KLAJDI VEIZI             - Djali
3 ANA VEIZI                  - Vajza
4 MAMUDE MYRTAJ   - Bashkëshortja e Faik Myrtaj
5 RENATO MYRTAJ     - Djali
6 ISUF MYRTAJ            - Kushëri
7 DUDE DEDA             - E ëma e Hekuran Dedës
8 ZABIT DEDA              - Vëllai
9 ILMI DEDA                  - Vëllai
10 MARK NIKA              - Xhaxhai i Aleks Nikës
11 RAJMONDA NIKA   - Bashkëshortja e Aleksit
12 ADELA NIKA           - Motra e Aleksit

familjaret
(Në foto: Nëna dhe vëllai i Ziver Veizit, duke hyrë sot në Kuvend).
familjaret
(Në foto: Të afërm të tjerë të viktimave të 21 Janarit, duke hyrë sot në Kuvend).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)