Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se kryeministri Edi Rama nuk e ka hallin te qytetarët, por është i trembur nga ndryshimi që po vjen.
Në një postim në Facebook, Bardhi ka publikuar deklaratat e Gjiknurit, në lidhje me listat zgjedhore, që sipas tij janë të kundërta.
Sipas Bardhit, Rama e ka hallin te një grusht oligarkësh.
Postimi i Bardhit në Facebook
‘‘Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.
Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.
Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin.”
-
Gazi shoku Tores
Përgjigju -
O fatbardh pkaloshi ....fillove me keto ti o babale...leri keto dhe trego pse nuk doni lista te hapura....per ata qe nuk e kuptojn ...
Përgjigju -
Ju jeni qelbesira jo politikan
Përgjigju -
Gaz Bardhi nuk jep pergjigjen pse PD eshte kunder shumices se shqiptareve qe duan lista te hapura por tregon videon kur Gjiknuri eshte kunder tyre . Nuk e kupton qe PS ,per shkak te votimit te reformes zgjedhore ben leshime per opoziten parlamentare dhe jo per ju qe nuk keni gje ne dore.Lul Basha dhe ju qe i shkoni mbrapa keni frike se populli ju nuk ju voton prandaj dilni kunder
Përgjigju








Komente
Komento