Hapja e shkollave, rriten testimet e nxënësve për COVID në SHBA! Varianti 'Omicron' shkak i valës së re të infektimeve

Ndërsa prindërit po përgatiten të dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre, numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet. Një pjesë e prindërve po nxitojnë të testojnë fëmijët për COVID-19 para se ata të kthehen në shkollë. Varianti Omicron është shkaktari kryesor i valës së re të rasteve me COVID-19.

Ndërsa amerikanët kthehen në shtëpi nga pushimet e dimrit, janë shtuar shqetësimet për rritjen e rasteve me COVID-19, nxitur nga festat e fundvitit me pjesmarrjen e një numri të madh njerëzish.

Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 2.2 milionë raste javën e kaluar me variantin Omicron. Në shtetin e Nju Jorkut u regjistruan më shumë se 85 mijë raste të reja, një rekord ditor në ditën e parë të vitit të ri.

Afro 100 mijë amerikanë janë shtruar në spitale për shkak të COVID-19 dhe shtrimet në spitale për fëmijët e infektuar me këtë sëmundje kanë arritur nivele rekord që nga fillimi i pandemisë.

"Ekspertët tanë të sëmundjeve infektive pediatrike po shohin fëmijë që paraqesin simptoma afatgjata të COVID-it dhe disa javë më vonë ata mund të kenë probleme të tjera dytësore nga koronavirusi", thotë Dominic Lucia, zyrtar i Qendrës Mjekësore Mclane pë Fëmijët.

Duke marrë parasysh që shkollat hapen të hënën, disa qytete po analizojnë mundësitë që kanë.

Nxënësit në Jonkers, një nga qytetet më të mëdha të Nju Jorkut, do të fillojnë semestrin e dytë virtualisht pasi 25 për qind 800 testeve të shpejta të administruara për personelin dhe nxënësit gjatë pushimit të festave rezultoi pozitivë për COVID-19.

“Omikroni po përhapet dhe numri i fëmijëve të shtruar në spitale po rritet”, thotë Addyn Torres, mësues dhe prind nga qyteti Jonkers.

Ndërkohë, Shoqata e Spitalit të Fëmijëve në Ohajo ka bërë thirrje që vënia e maskës të jetë e detyrueshme.

"Masat varen nga gjendja nëpër distriktet shkollore, burimet dhe niveli i përhapjes së sëmundjes. Prindërit duhet të përgatiten për faktin se mund të ketë vonesa në hapjen e shkollave, veçanërisht në zonat, ku infeksionet janë në rritje", thotë Dr. Alok Patel, mjek në Spitalin e Fëmijëve në Sanford./VOA/

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari