KOSOVË- Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet të enjten në Pragë. Lajmi është dhënë nga zëdhënësja e qeverisë në largim, Donjeta Gashi, sipas së cilët shkak janë bërë angazhimet e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj duke qenë se vendi ndodhet në një periudhë para zgjedhjeve të parakohshme.
Megjithatë, sipas mediave në Çeki, anulimi i vizitave ka qenë pikërisht deklarata e presidentit Millosh Zeman në Beograd, i cili tha se do të rishikojë vendimin për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Grupin e Vishegradit e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.
-
Samiti eshte Takim nderkomebtar,jo I presidentit aktual te ketij shteti,Ky shtet eshte vetem vendmbajtja e ketij Samiti,Andaj, nuk ka arsye te mos shkohet,Mos po dalim edhe me naiv se presidenti naiv çek,I tille nuk eshte populli çek,ka vlera ai popull,kishte president te madhin Havel.
Përgjigju





Komente
Komento