Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e sotme ka uruar ndryshe Kurban Bajramin për policinë.
Ai këtë mëngjes u ka shërbyer një grupi policësh kafe dhe ëmbëlsira ndërsa ka shpërndarë edhe një mesazh ku shkruan:
"Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e tij si dhe konfirmoi shpërndarjen e qeverisë që drejtonte pasi mori ftesën zyrtare për në gjykatën e Hagës. Kjo është hera e dytë që Haradinaj lë mandatin e kryeministrit të vendit për të dëshmuar në gjykatën e Hagës.
Komento