Haradinaj-Caldwell: Ndërtim në kohë i institucioneve të zgjedhjeve

PRISHTINË, 23 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot Drejtorin për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë në Departamentin për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell, të shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.
Kryetari Haradinaj dhe drejtori Caldwell biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, rolin e Aleancës në kuadër të këtyre proceseve dhe domosdoshmërinë e ndërtimit në kohë të institucioneve të vendit, të dala pas zgjedhjeve të fundit.
Kryetari Haradinaj i përcolli drejtorit Caldwell mirënjohjet dhe falënderimet e tij për rolin e rëndësishëm në proceset nëpër të cilat kaloi Kosova dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
/gj.m/f.n/
Haradinaj e Caldwell ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështetje në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. /gj.m/f.n/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut