PRISHTINË, 29 Janar/ATSH/.- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi sot se do të vazhdohet me protesta, ndërsa kërkesat kryesore të tyre janë kthimi i Trepçës në ndërmarrje publike dhe shkarkimi i ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç.
I pyetur për deklaratat e kryeministrit Mustafa se opozita po kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, Haradinaj tha se ata janë paranojakë.
"Ne nuk merremi me paranojat e tyre, ata le ta kryejnë punën që iu takon si qeveri", tha Haradinaj.
Ndërkohë që nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi është bërë zyrtarisht pjesë e AAK-së. Zyrtarizimi i tij u bë në selinë e AAK-së në Prishtinë së bashku me një pjesë të anëtarëve të Iniciativës Qytetare për Lipjan. Selimi është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në Lipjan. /KosovaPress/k.s/







