Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar marrëveshjen mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën për qeverisje të vendit.

“E kemi marrë përgjegjësinë si opozitë dhe jemi të vetëdijshëm për sfidat”, ka thënë Haradinaj për Radio Dukagjinin. “Kemi marrë obligim me punu dhe do të punojmë. Bëhet fjalë për bëhet fjalë për përgjegjësi për punë. Jam i trembur, sepse e di sa puna na pret”.

"Do te bisedojme edhe me Vetevendosjen"
I pyetur për negociata me Lëvizjen për Vetëvendosje, Haradinaj thotë: “Do të bisedojmë me Vetëvendosje dhe do të shohim se si do të bashkëpunojmë me ta”.

"Angazhohem per nje Kosove Europiane"
Ndërsa në një intervistë për Gazetën Express Ramush Haradinaj, njeriu që do ta drejtojë Qeverinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së opozitës, thotë se do të angazhohet për një Kosovë Europiane.

“Të vetëdijshëm për gjendjen në vend, për gjendjen e rëndë, me qëllim të ndërrimit të kësaj gjendje, sot subjektet opozitare kemi rënë dakord për këtë marrëveshje. Angazhohem për një Kosovë Europiane, një Kosovë me rend dhe ligj dhe e zhvilluar ekonomikisht. Marrë obligim që secili qytetar i Kosovës të ndihet i lirë në vendin e vet. Do të punoj me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile për vendin”, tha Ramush Haradinaj, në një prononcim për Gazetën Express.

Haradinaj shpreh qendrimin e tij edhe në "FB"
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar qëndrimin e tij edhe në faqen e tij në rrjetin sociale "Facebook"

"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit ti japin një qeveri të kthimit të shpresës.

Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Ne, bashkarishtë kemi vendosur që unë, Ramush Haradinaj, të jemë i nominuari i përbashkët për Kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e poashtu edhe Presidenti në harmoni me Kushtetutën.

Nisma do të përfaqësohet me një Zëvendëskryeministër.

Të gjitha përgjegjësit tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend.

Zotohemi ti vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve.

Sinqerisht, RH"
haradinaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptartja.com)